12.3 C
Skopje, NM
17/10/2021
DailyNews.mk
Bota

Të vaksinuarit në Gjermani së shpejti rifitojnë “lirinë”

Sipas planeve të ministrit gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn (CDU) kush është i vaksinuar ndaj virusit Corona, së shpejti do të ketë më shumë liri. „Kush është plotësisht i vaksinuar, mund të trajtohet në të ardhmen, si dikush që është testuar negativisht”, u shpreh Spahn në fundjavë për gazetën gjermane të së dielës, „Bild am Sonntag”. Në sfond qëndron një analizë e Institutit Shkencor Robert Koch, RKI, sipas së cilës detyrimi për karantinim dhe testim për ata që janë plotësisht të vaksinuar do të duhet të hiqet së shpejti”, shkruan kjo gazetë.

Pa test tjetër tek parukieri apo në dyqane

Kur të ketë rënë vala e tretë e pandemisë dhe të fillojnë hapje të tjera bazuar në testet e shpejtë, do të mund të zbatohet ky vendim. „Kush është i vaksinuar, mund të hyjë pa test të shpejtë në dyqan apo në parukeri”, tha Spahn. Përveç kësaj në bazë të vlerësimit të RKI nuk do të ketë më karantinë për ata që janë plotësisht të vaksinuar.

Bazë për këto plane janë evaluimet e studimeve shkencore aktuale nga RKI. Gazeta „Bild am Sonntag” i referohet një raporti të dërguar në Ministrisë e Shëndetësisë, të cilin thuhet, se „sipas dijeve aktuale rreziku i një transmentimi të virusit përmes personave që janë vaksinuar plotësisht më së voni nga dita e 15-të e dhënies së dozës së dytë të vaksinës është më i ulët se sa prova e një testi negativ të shpejtë tek personat e infektuar pa simptoma.”Analiza është dërguar tek landet

Ky raport është dërguar të shtunën tek landet. Konferenca e Kryeministrave të Landeve i ishte drejtuar me një lutje RKI për të analizuar, kur dhe nëse “mund të jetë e panevojshme” përfshirja e të vaksinuarve në konceptet testuese. Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn kërkon të zbatojë shpejt lirimin e të vaksinuarve nga detyrimi i testimit dhe karantimit. “Ne do t’i zbatojmë pa vonesë në praktikë këto të dhëna në bisedime me landet”, tha Spahn.

Marrë nga DW

Related posts

Zëdhënësi i Clinton: Gjendja e tij është përmirësuar, pritet të lirohet sot nga spitali

Admin

Çmimi i UNESCO-s për Arsimimin e Vajzave dhe Grave 2021, mbështetje për një rol unik të tyre

Admin

Gazpromi rus po e thellon krizën energjetike në Evropë

Admin

Policia australiane ka konfiskuar ngarkesën më të madhe ndonjëherë të heroinës, me vlerë prej 104 milionë dollarë

Admin

Olaf Scholz mund të jetë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë

Admin

Ende nuk dihet nëse deputeti Sir David Amess kishte qenë në cak nga sulmuesi – autoritetet janë duke e hetuar rastin

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com