15.8 C
Skopje, NM
13/06/2021
DailyNews.mk
Ekonomi Politika

Të punojmë së bashku për të tejkaluar sfidat dhe për të rritur konkurrencën mes vendeve të rajonit

Sfidat me të cilat përballen të gjitha vendet nga Ballkani Perëndimor, përfshirë efektet negative të pandemisë në ekonomi, si dhe mundësitë për të rritur më tej bashkëpunimin tregtar midis dy vendeve, ishin temë e bisedës në takimin e sotëm në Shkup mes ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi me ambasadoren e Malit të Zi në vendin tonë, Marija Petroviq.

Ministri Bekteshi, informojnë nga Kabineti i tij, theksoi se Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kanë bashkëpunim tradicionalisht të mirë dypalësh, ai theksoi se të gjitha vendet në Ballkanin Perëndimor përballen me sfida të njëjta ose të ngjashme, dhe tejkalimi i tyre kërkon bashkëpunim dhe reagim të përbashkët.

Ambasadorja Petroviq dhe ministri Bekteshi deklaruan njëzëri se kriza e shkaktuar nga pandemia, veçanërisht në ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, është një sfidë e madhe për të gjitha vendet.

Ministri e informoi ambasadoren për politikat dhe masat e zbatuara nga Qeveria në trajtimin e pasojave të pandemisë, kryesisht në drejtim të mbështetjes së ekonomisë, për të cilën të dytë u dakorduan që me bashkëpunim të ndërsjellë të mund të shfrytëzojmë momentin dhe të hyjmë më fuqishëm në periudhën post-covid.

Petroviq dhe Bekteshi konfirmuan se të dy vendet ushqejnë miqësi dhe bashkëpunim të shkëlqyeshëm, respektojnë të njëjtat vlera, përkatësisht Bashkimin Evropian dhe NATO-n. Ministri Bekteshi dhe ambasadorja malazeze Petroviq, u zotuan për bashkëpunim të mëtejshëm në drejtim të bashkëpunimit më të mirë ekonomik mes dy vendeve, përmes një diskutimi të vazhdueshëm krijues dhe të hapur.

Related posts

Analizë/ Rikthimi i SHBA-ve në Ballkan, sinjal i mirë për rajonin

NEFAIL EMINI

Kërkesa globale për naftë pritet të rritet me 6% dhe të kthehet në nivelet parapandemike

NEFAIL EMINI

Optimizëm para samitit të BE-së, Shkupi shpreson Sofja të reflektojë nga presioni ndërkombëtar

NEFAIL EMINI

Në Mbretërinë e Bashkuar nis sot samiti i vendeve më të industrializuara

NEFAIL EMINI

Urdhëri i Bajdenit porosi se Ballkani perëndimor mbetet në fokus të SHBA-së

NEFAIL EMINI

SHBA, rriten çmimet e mallrave të konsumit

NEFAIL EMINI

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More