11.8 C
Skopje, NM
24/09/2021
DailyNews.mk
Sport-al

Të mos kesh fatin e Hazard, ylli i Real Madrid lëndohet përsëri

Eden Hazard duket se po vuan shumë me lëndimet e shpeshta që nga koha e transferimit te Real Madrid nga Chelsea për 100 milionë euro.

Ylli belg përformoi nën atë që pritej gjatë sezonit të kaluar, pasi mungoi pothuajse në shumicën e ndeshjeve për shkak të lëndimeve.

Hazard as këtë sezon nuk është paraqitur ende për Real Madridin, derisa për ndeshjen e sotme kundër Valladolid ishte i ftuar nga Zinedine Zidane, përcjell lajmi.net.

Kur mendohej se gjithçka po shkonte mirë dhe drejt rikuperimit të tij të plotë, klubi madrilen përmes një deklarate zbulon se ai ka pësuar një tjetër lëndim muskulor në këmbën e djathtë.

Kësisoj, ai është tërhequr nga skuadra e sotme për ndeshjen ndaj Valladolid dhe do të vijojë me mungesën e tij së paku edhe katër javë.

Hazard humbi 15 ndeshjeve për shkak të lëndimeve në shtatë vite te Chelsea, ndërsa ka humbur 29 ndeshje në vetëm një sezon te Real Madrid.

Related posts

Marotta: Pogba ka sjellë përfitimin më të madh që ka parë ndonjëherë futbolli

Admin

Megjithatë, Deschamps do vazhdojë në krye të Francës

Admin

ZYRTARE: Nuno Espirito Santo emërohet menaxher i Tottenhamit

Admin

Henbollistja Donita Lajqi: Jam shumë e lumtur ta përfaqësoj Kosovën

Admin

Vazhdojnë me përgatitjet intensive para grave evropiane

Admin

Unitedi dhe Dortmundi kanë marrëveshje për Sanchon, pas ekzaminimeve mjekësore do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com