18.8 C
Skopje, NM
28/09/2021
DailyNews.mk
Bota

Talebanët po gënjejnë, thotë ministri i jashtëm i Francës

Talebanët po gënjejnë dhe Franca nuk do të ketë asnjë marrëdhënie me qeverinë e saj të sapoformuar.

Kështu, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ka deklaruar ministri i Jashtëm, Jean-Yves Le Drian, të shtunën vonë para se të nisej për bisedime në Katar të dielën për të diskutuar evakuimet e ardhshme nga Afganistani.

“Ata thanë se do të linin disa të huaj dhe afganë të largoheshin lirshëm dhe (folën) për një qeveri përfshirëse dhe përfaqësuese, por ata gënjejnë”, tha Le Drian në France 5 TV.

“Franca refuzon të njohë ose të ketë ndonjë lloj marrëdhënieje me këtë qeveri. Ne duam veprime nga talebanët dhe ata do të kenë nevojë për një hapësirë frymëmarrjeje ekonomike dhe marrëdhënie ndërkombëtare. Kjo varet prej tyre”.

Ndryshe, Parisi ka evakuuar rreth 3,000 njerëz dhe kishte mbajtur bisedime teknike me talebanët për të mundësuar ato largime.

Le Drian, i cili po shkon në kryeqytetin e Katarit, Doha, të dielën, tha se kishte ende disa shtetas francezë dhe disa qindra afganë që kishin lidhje me Francën në Afganistan. 

Related posts

SHBA teston me sukses armën hipersonike Raytheon – e aftë për shpejtësi më të madhe se pesëfishi i zërit

Admin

Mundësi dhe  siguri për investitorët

Admin

Ata që janë vaksinuar me Moderna mund të mos kenë nevojë të marrin një dozë të tretë!

Admin

Prishet ashensori, mbi 30 minatorë të bllokuar kanadezë bënë një “ngjitje vertikale” që zgjati rreth 10 orë

Admin

Shqiptari akuzohet për vrasjen e një mësueseje të shkollës fillore në Londër – tregohet kush është ai dhe detajet se si ndodhi vrasja e saj

Admin

Iniciativa e zhvillimit global, një qasje e re për të ardhmen globale

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com