22 C
Los Angeles
November 28, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni TOP LAJM

Takimi mes Ahmetit e Mickoskit, reagon VMRO: Diskutuan vetëm për votëbesimin e Qeverisë

Shkup, 8 nëntor – BDI lajmëroi më parë se Ali Ahmeti dhe kreu i VMRO-DPMNE, Mickoski kanë pasur një takim për disa tematika të nxehta që prekin Maqedoninë e Veriut.

Zyrtarë të BDI thanë se diskutimet ishin mbi qëndrimet e Mickoskit për Marrëveshjen e Prespës, emrin e ri të vendit dhe kontestin me Bullgarinë.

VMRO-DPMNE reagon se informacionet që kanë dalë nga BDI për atë që është biseduar në takimin e Ali Ahmetit dhe Hristijan Mickoskit nuk janë të sakta dhe se liderët kanë diskutuar vetëm për çështjen e votëbesimit të Qeverisë.

Sipas partisë opozitare, takimi është mbajtur me kërkesë të Ahmetit dhe ka zgjatur rreth gjysmë ore.

“Temë e bisedës ishte çështja e votëbesimit për Qeverinë e LSDM-BDI, për të cilën në Kuvend janë dorëzuar 61 nënshkrime”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Related posts

Pendarovski: Kemi ndërtuar marrëdhënie të shkëlqyera midis Maqedonisë së Veriut dhe Polonisë

admin

Trishtim dhe dhimbje: Së paku 20 nga viktimat janë nga Studeniçani, mes tyre mësuesja me vajzën e saj

admin

Pagesa e pensioneve do të kryhet nga e premtja 26 nëntor

admin