24 C
Los Angeles
November 27, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Takim Xhaferi – Al-Nahjan: Maqedonia e Veriut dhe EBA e ndajnë politikën e njëjtë të tolerancës dhe kultivimit të dallimeve etnike dhe fetare

Shkup, 18 nëntor – Krahas qëllimeve tona të përbashkëta për stabilitet, siguri dhe prosperitet në EJL dhe rajonin e Gjirit arabik, Maqedonia e Veriut dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ndajnë politikën e njëjtë për dallimet etnike dhe tolerancë, deklaroi kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në takimin me sheikun Nahjan Bin Mubarak Al-Nahjan, ministër i Tolerancës dhe Bashkëjetesës së EBA-s.

Kjo, siç theksoi Xhaferi, është përparësi dhe vlerë e rëndësishme e përbashkët, jo vetëm për populaltën myslimane dhe krishtere, por edhe për pjesëtarët e religjioneve tjera, të cilat kanë trajtim të barabartë.

Spikeri Xhaferi, siç njofton raportuesi i MIA-s, tha se në frymën e marrëdhënieve të shkëlqyeshme mes dy vendeve, të cilat kanë mjaftë ngjahsmëri në aspekt të karakterit multietnik, duhet të punohet në ndarjen e përvojave dhe promovimin e kësaj karakteristike si përfitim të fuqishëm.

Vendi i jonë, shtoi ai, e pranon rolin pozitiv të EBA-s, e cila përmes ndihmës së drejtpërdrejtë humanitare dhe zhvilimore, në mënyrë efektive ndikon në rritjen ekonomike dhe mirëqenien e shteteve nga Ballkani Perëndimor.

“Lartë e çmojmë pozitën konstruktive të EBA-s në përpjekjet për stabilizim në rajonin e Lindjes së Afërt, me qëllim të arritjes së paqes dhe stabilitetit të përhershëm”, tha Xhaferi.

Edhe në planin ndërkombëtar, në vazhdimësi realizojmë takime me përfaqësuesit e forumeve ndërkombëtare që kultivojnë dialog ndërfetar dhe tolerancë ndëretnike, siç janë Asambleja Interparlamentare e Krishterimit, Forumi Evropian Mysliman, Lidhja Botërore Myslimane dhe Këshilli Global i Tolerancës dhe Paqes.

Ministri Sheik Mubarak Al-Nahjan tejet pozitivisht i vlerësoi arritjet tona në këtë plan, e potencoi mbështetjen e fuqishme dhe të padyshimtë të EBA-s në ndërtimin e shtetit prosperues, i cili jo vetëm që do të jetë partner i barabartë në marrëdhëniet bilaterale, por shprehu edhe bindjen se do të jetë partner i respektuar ndërkombëtar me pozitë proaktive në zgjidhjen e sfidave botërore.

Të dy bashkëbiseduesit ndanë pritjet e përbashkëta se niveli i shkëlqyer i dialogut, bashkëpunimi, respekti dhe mirëkuptimi i ndërsjellë do të vazhdojnë me dinamikën e njëjtë në të ardhme, që do të rezultojë me bashkëpunim të dobishëm në të gjitha fushat me interes të përbashkët, sepse i mbështesim përpjekjet e njëjta për paqe dhe stabilitet, në rajon dhe në botë.

Me këtë vizitë, Xhaferi dhe delegacioni i Kuvendit e kanë përfunduar vizitën në Emiratet e Bashkuara Arabe. Nikoqir i Xhaferit dhe i delegacionit kuvendor ishte nikoqiri i tij, spikeri i Këshillit federal kombëtar, Sagar Al-Gobash. Dje Xhaferi dhe deputetët e kanë vizituar pavijonin e Maqedonsë së Veriut në Dubai Ekspo 2020.

Related posts

Arsovska: Këtë vit bora nuk do të na befasojë

admin

Sigurohet akomodim i përkohshëm i 131 qytetarëve afganë të punësuar në Kombet e Bashkuara

admin

Dokumenti zyrtar me nënshkrimet e 61 deputetëve për rrëzimin e Qeverisë

admin