18.5 C
Los Angeles
November 29, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Takim pune i ministrit Shaqiri me kryetarin e AOGJSH-së, Grujovski dhe anëtarë tjerë të sindikatës

Shkup, 16 nëntor – Në hapësirat e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, ministri Jeton Shaqiri sot e pranoi në takim pune kryetarin e Sindikatës së të punësuarve të Administratës, Organeve Gjyqësore dhe Shoqatave të Qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut (AOGJSH) Peco Grujovski, sekretarin gjeneral të kësaj sindikate, Tërpe Deanoski dhe anëtarë të tjerë të sindikatës.

Në takim, siç theksohet në kumtesë janë trajtuar temat si Propozim-ligji për nëpunësit administrativ, Propozim-ligji për të punësuarit e sektorit publik dhe rrogat e nëpunësve administrativ.

“Ministri Shaqiri dhe kryetari i AOGJSH-së Grujovski, ranë dakord lidhur me rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit me qëllim që të sigurohen kushte më të mira pune për të punësuarit në organet e administratës shtetërore”, thuhet në kumtesën e MSHIA-s.

Related posts

LSDM: Mickoski të kërkojë falje dhe të përgjigjet për të pavërtetat

admin

Fati i Qeverisë në duart e Alternativës, sot pritet vendimi

admin

Filipçe: Në Klinikën e Endokrinologjisë është hapur Qendër Diagnostikuese Endokrinologjike

admin