23.8 C
Skopje, NM
27/07/2021
DailyNews.mk
Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

Takim ministror i punëve të brendshme në Shkup në kuadër të Procesit të Berlinit

Shkupi sot do të jetë nikoqir i takimit të ministrave të punëve brendshme të vendeve të përfshira në Procesin e Berlinit, i cili do të bashkë-kryesohet nga njerëzit e parë e Ministrive të Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë të Veriut si dhe Bullgarisë Oliver Spasovski dhe Hristo Terzijski.

Me mbledhjen e ministrave të punëve të brendshme fillojnë aktivitetet nga kryesimi i përbashkët i Maqedonisë së Veriut dhe të Bullgarisë me procesin e Berlinit, ndërsa kurorë e procesit do të jetë Samiti dyditor në Sofje më 9 dhe 10 nëntor, i ministrave të punëve të jashtme, respektivisht i shefave të qeverive.

Zëvendës kryeministri informoi edhe për vizitën e fundit në Sofje, ku midis temave të tjera të diskutuara me kolegen e tij, Ekaterina Zaharieva, një pjesë e rëndësishme e bisedës iu kushtua sfidave dhe aktiviteteve brenda kryesisë së përbashkët të Procesit të Berlinit dhe Samitit të ardhshëm të Sofjes.

Osmani theksoi se pret që Procesi i Berlinit të jetë kurorë e suksesit të të gjitha përpjekjeve tona, pret përparim në planin politik. Tha se në të gjitha takimet janë shkëmbyer set të ndryshëm të ideve, propozimeve, por përmendi se porosia themelore e Bullgarisë është ajo dhe mbi bazë të saj do të përpiqen ta intensifikojnë komunikimin që të mos mbesin kurrfarë paqartësie midis të dyja palëve.

Sipas tij, takimi pritet të fillojë idenë e lëvizjes me letërnjoftime në të gjithë rajonin, dmth midis të gjashtë vendeve në Ballkanin Perëndimor.

“Kjo është nismë e rëndësishme, e cila nëse aprovohet do të nënkuptojë komunikim më të lehtë, udhëtim, tranzit, pra një pjesë kyçe në lidhjen dhe shkëmbimin”, tha Osmani.

Dje në Shkup, ministrat Spasovski dhe Terzijski zhvilluan një takim pune të përqendruar në takimin e sotëm të ministrave të brendshëm të vendeve të iniciativës “Procesi i Berlinit”, si dhe përfaqësuesve të BE-së, gjatë së cilës u diskutuan disa tema me interes të përbashkët në fushën e sigurisë.

Spasovski dhe Terzijski ranë dakord që bashkëpunimi dypalësh është në një nivel të shkëlqyeshëm, dmth shumë të mirë, veçanërisht në fushën e punës kufitare, si dhe luftën kundër krimit të trans-organizuar dhe korrupsionit. Terzijski, ndër të tjerat, kumton MPB, shprehu besimin se takimi i sotëm i ministrave të brendshëm brenda procesit të Berlinit do të jetë konstruktiv dhe i suksesshëm dhe do të theksojë angazhimin e shtuar të sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Bashkëkryesimi me Procesin e Berlinit do të përfundojnë me samitin dy-ditor të krerëve të qeverive dhe diplomacisë në Sofje në 9 dhe 10 nëntor. Osmani dhe homologia e tij Zaharieva do të bashkë-kryesojnë takimin e ministrave të jashtëm më 9 nëntor. Një ditë më vonë, kryeministrat Zoran Zaev dhe Bojko Borisov do të bashkë-kryesojnë takimin e kryeministrave të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit, ku ata pritet të përmbledhin rezultatet e suksesit të vetë procesit.

Procesi i Berlinit filloi si nismë në vitin 2014 nën patronazhin e kancelares gjermane Angela Merkel si nismë për të rritur bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor. Kjo është hera e parë që bashkë-kryesues të jetë një shtet anëtar – Bullgaria dhe një vend kandidat për anëtarësim nga Ballkani Perëndimor – Maqedonia e Veriut.

Related posts

10 raste të reja me Covid, vdesin dy pacientë

Admin

Duxhak: Dyfishimi i përpjekjeve për kthim të vlerave për të cilat Ohri është vënë nën mbrojtje të UNESKO-s

Admin

Ganiu nikoqir i përfaqësuesve të ansambleve pjesmarrës në “Folk Fest 2021”

Admin

Lajm i mirë për shoferët, ulen çmimet e derivateve

Admin

Tearca së shpejti do të bëhet me rrjet kanalizimi fekal

Admin

Takim i Xhaferit me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Italisë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More