18.5 C
Los Angeles
November 29, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Takim Mickoski-ambasadori i Kanadasë Norman: me rëndësi të madhe është kultivimi dhe thellimi i marrëdhënieve dypalëshe

Shkup, 19 nëntor – Kryetari i VMRO-DPMNE-së prof. dr. Hristian Mickoski sot më 19.11.2021, së bashku me sekretarin ndërkombëtar të VMRO-DPMNE-së Timço Mucunskin realizoi takim me Xhajls Normanin, ambasador i Kanadasë në Republikën e Maqedonisë.

Në takim u potencuan marrëdhëniet e mira dypalëshe mes Republikës së Maqedonisë dhe Kanadasë, ku nga ana e kryetarit Mickoski u potencua se e njëjta duhet të thellohet dhe kultivohet në të ardhmen.

Mickoski i shprehu falënderim ambasadorit Norman për mbështetjen të cilën e jep Kanadaja vendit, duke e potencuar rëndësinë që e merr komuniteti i emigrantëve të Maqedonisë së Veriut që ndërkaq paraqet urë për avancimin e të dyja shteteve

Në takim është biseduar për ngjarjet politike aktuale, gjendjen ekonomike, krizën energjetike, shkallën e lartë të krimit dhe korrupsionit, si dhe integrimet evropiane dhe anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Nga ana e Mickoskit është theksuar se shteti pesë viteve të fundit ka shkuar mbrapa në çdo fushë sepse siç tha ai, me qeverinë e LSDM-së dhe Zaevit korrupsioni dhe krimi janë gjithnjë të pranishëm, ndërsa për shkak të gjendjes së keqe ekonomike dhe paaftësisë së pushtetit shteti dhe qytetarët po varfërohen.

Mickoski thotë se me rëndësi të veçantë është mbështetja nga ana e Kanadasë si partner strategjik në Aleancën e NATO-s dhe vend i cili mund të ndajë përvoja të mëdha, por edhe të japë mbështetje në synimet e shtetit në planin vendor dhe ndërkombëtar

Related posts

Opozita dhe pushteti nuk ndryshojnë qëndrim për zgjedhje të parakohshme parlamentare

admin

Procesi integrues evropian dhe fillimi i negociatave inkuadruese, tema të takimit Osmani-Ruten

admin

Mexhiti: Shpresojmë ngjarje të tilla të mos përsëriten kurrë

admin