19.8 C
Skopje, NM
21/06/2021
DailyNews.mk
Ekonomi

Takim mes OEMVP-së dhe zv. Kryeministrit për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi

Oda Ekonomike në Maqedonisë Veri-Perëndimore në hapësirat e saja mirëpriti zv. Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për çështje ekonomike z. Fatmir Bytyqin si dhe përfaqësues nga kabineti i tij.

Në këtë takim u diskutua për projektet dhe aspektin ekonomik të qeverisjes, për pakon e katërt të masave kundër Kovid-19, si dhe për bashkëpunimin e mundshëm ndër-institucional mes Odës dhe resoreve ekonomike qeveritare. Z. Fatmir Bytyqi shpalosi në mënyrë të detajuar masat e pakos së katërt dhe gjithashtu shprehi falënderimin e tij ndaj Odave në vend, të cilat kishin rol aktiv gjatë përpilimit të kësaj pakoje.

Kryetari i OEMVP-së z. Nebi Hoxha, poashtu prezantoi edhe disa nga pikat e Platformës së OEMVP-së për zhvillim ekonomik të vendit si dhe masat e propozuara nga Oda për tejkalimin sa më të shpejtë të pandemisë, që kanë të bëjnë me sferat socio-ekonomike ku reformat janë më se të nevojshme në mënyrë që të mundësohet klimë për zhvillim më të sigurt dhe rimëkëmbje për ekonominë e RMV-së. OEMVP çdoherë do jetë pranë bizneseve dhe ekonomisë nëpërmjet aktiviteteve të saja, lobimit dhe avokimit, si dhe në mbrojtje të interesave kolektive shoqërore dhe të anëtarësisë së saj, duke adresuar në çdo kohë kërkesat e sektorit të biznesit tek institucionet përkatëse.

Related posts

Pesë fakte interesante nga ekonomia zvicerane

NEFAIL EMINI

Evropa megjithatë do ta shpëtojë Malin e Zi nga borxhi kinez

NEFAIL EMINI

Tregjet financiare amerikane po kalojnë në një epokë të re

NEFAIL EMINI

Rritja e çmimeve të ushqimeve në Nigeri shtyu 7 milionë njerëz nën kufirin e varfërisë

NEFAIL EMINI

Nigeria regjistron 17.93 përqind inflacion vjetor

NEFAIL EMINI

A është gati Ballkani për investime të kompanive gjermane?

NEFAIL EMINI

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More