24 C
Los Angeles
November 27, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Takim iniciues i projektit “Kujdesu” i mbështetur nga Austria

Shkup, 18 nëntor – Me rastin e projektit “Kujdesu”, i cili është mbështetur nga programi i Ministrisë Federale austriake për Punë Sociale, Shëndetësi, Kujdes dhe Mbrojtje të Konsumatorëve dhe i cili siguron mbështetje direkte për kategoritë më të ndjeshme në përballjen me ndikimin e krizës, e shkaktuar nga pandemia e Kovid-19, sot në platformën Zum do të mbahet takim inicues.

“Theks i veçantë është vendosur në popullatën rome, të pastrehët, gratë dhe personat në rrezik social në vendet e Ballkanit Perëndimor. Projekti është në nivel rajonal, dhe në të janë përfshirë katër vende, në mesin e të cilave edhe Republika e Maqedonisë së Veriut. Në shtetin tonë, projektin e zbatojnë Fondacioni Humanitar Bamirës Karitasi i Maqedonisë – Shkup, Asociacioni për Zhvillim Demokratik të Romëve – DIELLI – Tetovë dhe Shoqata e qytetarëve për ndihmë të të pastrehëve, familjet e rrezikuara dhe individët MIRËSJELLJE”, njoftuan organizatorët.

Në projekt janë përfshirë aktivitete të cilat kanë të bëjnë me: sigurimin e strehimit për persona të pastrehë, trajnime/punëtori për aftësi jetësore, mbështetje psiko-sociale për kategoritë e ndjeshme, këshillim profesional, asistencë arsimore të fëmijëve nga arsimi fillor, vizita në shtëpi, sigurim të ndihmës juridike, medicinale, mbështetje gjatë sigurimit të transfereve sociale, realizim të të drejtave nga sfera e mbrojtjes sociale dhe shëndetësore të shfrytëzuesve. Në mënyrë plotësuese, në projekt do të pilotohet aktiviteti për asistencë gjatë hapjes së xhirollogarive bankare dhe arsimimit financiar të familjeve të pastrehë.

“Në këtë ngjarje janë të ftuar përfaqësues të Ambasadës së Republikës së Austrisë, Ministrisë Federale të Punëve Sociale, Shëndetësi, Kujdes dhe Mbrojtje të konsumatorëve të Republikës së Austrisë, Karitas Austria, përfaqësues të institucioneve publike dhe shtetërore nga sferat kyçe të veprimit, përfaqësues të sektorit qytetar, kompani private, përfaqësues të vetëqeverisjeve lokale nga komunat që janë cak i këtij projekti. Në kontekst të aktiviteteve projektuese të programit, për punën në teren, arritjet e deritanishme, sfidat gjatë punës, do të flitet në vetë ngjarje”, bënë të ditur organizatorët.

Related posts

A ndikon dorëheqja e Zoran Zaev në nismën Ballkani i Hapur? Flet Edi Rama

admin

Interes i madh i qytetarëve të Kërçovës për vaksinim kundër gripit sezonal

admin

Zjarr në një ndërtesë në Shkup (Video)

admin