18.5 C
Los Angeles
November 29, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Takim i Xhaferit me presidentin polak Duda

Shkup, 19 nëntor – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot u takua me Presidentin e Republikës së Polonisë, Andzhej Duda i cili po qëndron për vizitë zyrtare dyditore në vendin tonë.

Xhaferi, siç informon Pres shërbimi i Kuvendit ka shprehur mirënjohje të veçantë për mbështetjen e vazhdueshme nga ana e Republikës së Polonisë në procesin e eurointegrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ai tha se Kuvendi edhe krahas sfidave ditore, vazhdon me përmbushjen e qëllimeve strategjike ndër të cilat është edhe zhvillimi i politikës së fqinjësisë së mirë dhe agjendës reformuese vendore. Integrimi evropian, ka theksuar Xhaferi, pas anëtarësimit në NATO, mbetet prioriteti kryesor strategjik, si alternativë e vetme për ardhmërinë e vendit.

Presidenti Duda, theksohet në kumtesë, ka thënë se Republika e Polonisë, çdoherë e ka mbështetur aspiratën e Maqedonisë së Veriut për integrim euroatlantik dhe ka shprehur falënderim për rolin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në krizën migrante, duke nënvizuar se policia kufitare polake i zbaton përvojat që i ka përfituar në shtetin tonë.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan për rëndësinë e veçantë që e ka diplomacia parlamentare, duke e pasur parasysh se i inkurajon qeveritë të fillojnë me bashkëpunim të drejtpërdrejtë dhe konkret.

Related posts

35 dhe 38 vjeç, dy viktima të reja nga Covid në spitalin në Shtip

admin

LSDM: Shumica parlamentare në proces të rritjes

admin

Tensione të forta në këshillin e Komunës së Kërçovës

admin