13 C
Los Angeles
December 3, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Takim i Komisionit ndërqeveritar për mbrojtjen e pakicave midis Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë

Shkup, 9 nëntor – Komisioni i përzier ndërqeveritar për mbrojtje të pakicave kombëtare midis Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë sot në Shkup e mbajti takimin e pestë.

Siç kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme, bashkëkryesuesit e takimit, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut, Fatmire Isaki dhe Zvonko Milas, sekretar shtetëror në Zyrën shtetërore për kroatët jashtë Kroacisë, përshëndetën qasjen konstruktive të dy palëve për mbrojtjen e pakicave kombëtare.

“Kemi arritur në përfundimin se të dyja palët kontribuojnë në zhvillimin dhe përmirësimin e bashkëpunimit në këtë fushë, të vetëdijshëm për rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të diversitetit gjuhësor dhe kulturor në secilin prej vendeve. Sikurse në takimet e mëparshme, edhe në takimin e sotëm, bisedimet u zhvilluan në frymën e miqësisë dhe respektit të ndërsjellë, gjë që është rezultat i faktit se Maqedonia e Veriut dhe Kroacia kanë qëndrim shumë pozitiv ndaj çështjeve të pakicave”, theksoi Isaki.

Bashkëkryesuesi nga Kroacia, Milas, deklaroi se në takim harmonizuan gjithçka që mund të kontribuojë për nevojat e qytetarët.

“Në takimin e pestë në Shkup, ne bëmë gjëra për të cilat jemi të sigurt se do të kontribuojnë për një përditshmëri më të mirë të kroatëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, gjë që dëshmohet përmes vullnetit të ndërsjellë. E harmonizuam procesverbalin shumë shpejtë. Ramë dakord për gjithçka që mund të kontribuojë për nevojat e qytetarëve tanë,” tha Milas.

MPJ-ja informoi se në kuadër të takimit të sotëm u nënshkrua marrëveshje për bashkëpunim ndërmjet televizioneve nacionale të Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë – RTVM dhe HRT.

Related posts

Menduh Thaçi: Jam shumë mirë i informuar, Qeveria sot nuk bie!

admin

Përfundon takimi i Zaevit me Ahmetin në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

admin

Dimitrov: Si mundet shtetet e BE-së të vendosin kushte në kundërshtim me vlerat evropiane

admin