23.8 C
Skopje, NM
27/07/2021
DailyNews.mk
Auto

“Supermbushësi” i parë i Tesla-s së shpejti do të jetë i mbyllur për publikun

Ishte një nga gjashtë stacionet e para, i filluar në shtator të vitit 2012.

Tesla së shpejti do të mbyllë për publikun stacionin “Supermbushës” të zbuluar nga Elon Musk gjatë një ngjarje më 24 shtator të vitit 2012.

Ai është i vendosur në selinë e kompanisë Design Studio dhe SpaceX në Hawthorne, California, përcjell Telegrafi.

Në të vërtetë ishte një nga gjashtë stacionet e para që u bënë të disponueshme për publikun në tetor 2012 me një prodhim fillestar të energjisë prej afro 100 kW (më vonë u rrit në 120 kW, dhe më shumë).

Sipas informacioneve, stacioni nuk do të jetë më i disponueshëm për publikun nga 19 korrik 2021, por pritet që ai të mbetet funksional për punonjësit e Tesla/SpaceX.

Megjithatë, arsyeja për mbylljen e stacionit për publikun e gjerë nuk u njoftua por supozohet se mund të ketë lidhje me trafik shumë të ngarkuar atje ose për arsye sigurie.

Related posts

Lucid sfidon Teslan

Admin

Me vetëm 50 kilometra të përshkuara, shitet vetura Dode Viper prodhim i viti 1992

Admin

Tesla po pezullon dërgesat e Modelit të ri S

Admin

Kjo Skoda nuk guxoi të garonte për shkak të Luftës së Ftohtë

Admin

Jaguar prodhon Formula E

Admin

Studimi: Veturat elektrike janë shumë më miqësore me mjedisin sesa motorët me djegie

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More