31.8 C
Skopje, NM
22/06/2021
DailyNews.mk
Sport-al

Superliga: Sot luhet derbi i pretendentëve kryesorë për titull në Suharekë

Superliga e Kosovës do të sjellë në javën e shtatë takimin më të pritur nga tifozët e futbollit vendor.

Ballkani, që aktualisht është lider, pret Dritën në ‘Stadiumin e Qytetit’ të Suharekës, sot me fillim nga ora 14:00.

‘Portokallinjtë’ kanë vendin e parë me 16 pikë, gjashtë më shumë se Drita që renditet e treta, por që ka dy ndeshje më pak të zhvilluar për shkak të angazhimit të saj në Evropë.

Në Suharekë pritet të zhvillohet një ndeshje e hapur dhe e pëlqyeshme për sytë e dashamirëve të futbollit, anipse mundësia e vetme është që ta ndjekin nga televizori.

Edhe dy ndeshje të tjera janë në orar të zhvillohet sot. Prishtina takohet me Feronikelin në ‘Fadil Vokrri’, ndërsa Gjilani luan si nikoqir i Trepçës ’89. Këto takime gjithashtu fillojnë në orën 14:00.

Related posts

Mourinho kritikon Fernandesin: Në dy ndeshjet e fundit ai nuk ishte aty

Lea Musliju

“Euro 2020” vazhdon me dy derbi, kryesorja Çeki – Angli

Lea Musliju

Uells – Danimarkë, ndeshja tjetër e fazës 1/16 për “Euro 2020”

Lea Musliju

De Bruyne shpallet lojtari i ndeshjes Finlandë – Belgjikë

Lea Musliju

Danimarka kualifikohet tutje dhe e eliminon Rusinë nga “Euro 2020”

Lea Musliju

Zvicër, Angli, Çeki, Suedi dhe Francë kalojnë në fazën tjetër të “Euro 2020”

Lea Musliju

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More