29.4 C
Los Angeles
August 10, 2022
DailyNews – MK
Sport-al

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë rezulton pozitiv me COVID-19

Florian Kamberit i duhet të presë akoma për të luajtur me fanellën e Kombëtares. Sulmuesi, prej të cilit pritet shumë, nuk do të jetë gati për tu grumbulluar me Kombëtaren as për ndeshjet e nëntorit.

Shkak për këtë bëhet, se sulmuesi ka rezultuar pozitiv me loronavirus. Pas tamponëve të kryera së fundmi te skuadra zvicerane e St Gallenit, është zbuluar se Kamberi ishte pozitiv.

Pas kësaj, lojtari është futur menjëherë në karantinë dhe do të qëndrojë aty deri sa t’i largohet virusi. Mesa duket Kamberin po e ndjek fati i keq dhe po ia bën të pamundur të luajë me Kombëtaren, duke parë se është hera e disatë që sulmuesi nuk arrin të debutojë dot me Shqipërinë.

Një hall më vete ky edhe për trajnerin Reja, që në grumbullimin e javës së ardhshme, duhet të përballet me mungesa të shumta, ku Uzuni është me loronavirus, Roshi, Dermaku dhe Bare vuajnë dëmtimet, por mund të mungojnë edhe Gjasula e Ramadani për shkak të rregullave shtrënguese prej COVID-19.

Related posts

Artmotion, platforma vendore e cila sjell “Dimension Tjetër”

admin

55 futbollistët më të votuar për 11-shen e vitit nga FIFA

admin

Drita – Llapi, formacionet zyrtare

admin