20.7 C
Los Angeles
August 15, 2022
DailyNews – MK
Bota Përzgjedhjе nga redaktori

Sulmi në Austri, numri i të vdekurve arrin në pesë dhe të paktën 17 janë të plagosur

Qeveria austriake tani ka konfirmuar se pesë persona kanë vdekur, përfshirë një sulmues të dyshuar i cili u qëllua për vdekje nga policia.

Ministri i Brendshëm, Karl Nehammer tha se civilët janë dy burra dhe dy gra, të cilët vdiqën nga plagët e marra pas sulmit në Vjenë, raporton theguardian.

Gjithashtu u raportua se shtatëmbëdhjetë të tjerë janë plagosur pas të shtënave të mbrëmshme në kryeqytetin austriak.

Ndryshe, Austria ka shpallur tre ditë zi duke filluar nga sot, pas sulmit. Një minutë heshtje do të bëhet në mesditë për të kujtuar viktimat dhe flamujt në ndërtesat zyrtare do të valëviten në gjysmë shtizë.

Ndryshe, mediat kanë raportuar se njëri prej sulmuesve është me prejardhje shqiptare, por asgjë nuk është konfirmuar nga autoritetet policore.

Related posts

Iniciativa e zhvillimit global, një qasje e re për të ardhmen globale

admin

Ligjvënësi republikan bllokon përkohësisht paketën e ndihmës për Ukrainën

admin

SHBA: Mijëra persona mbesin pa rrymë si pasojë e stuhisë dimërore

admin