-1.2 C
Skopje, NM
26/10/2021
DailyNews.mk
Bota

Sulm mbi qendrat e fitness-it/ 8 viktima në SHBA, shumica gra me prejardhje aziatike

Tetë persona janë vrarë në disa të shtëna me armë zjarri në tri qendra masazhi dhe sauna, në dhe afër Atlantas në shtetin amerikan Xhorxhia.

Në 21-vjeçar është ndaluar nga policia rreth 240 kilometra në jugperëndim të Atlantas, ka thënë sherifi i qarkut Cherokee, Jay Baker.

Shumica e viktimave kanë qenë gra me prejardhje aziatike sipas Bakerit, mirëpo zyrtari ka thënë se hetimet janë duke vazhduar dhe se nuk dihet motivi i të shtënave. Sulmet nisën kur pesë persona u qëlluan në një qendër saune dhe masazhi afër lagjes Acworth.

Dy persona humbën jetën në vendngjarje dhe tre të tjerë u dërguan në spital, ku dy prej tyre nuk mundën ti mbijetonin plagëve.

Tre persona të tjerë janë gjetur të vdekur në qendrën Gold Massage në Atlanta dhe një tjetër viktimë u regjistrua edhe në qendrën Aroma Therapy.

Konsullata e Koresë së Jugut në Atlanta ka thënë se katër viktima kanë prejardhje koreane.

Kërkimet për të dyshuarin nisën pasi në pamjet e kamerave të sigurisë është parë një burrë duke hyrë në njërin nga bizneset. Zyra e sherifit kishte publikuar disa fotografi nga kamerat e vëzhgimit në faqen e saj në Facebook, duke u kërkuar njerëzve ndihmë për identifikim të të dyshuarit.

Related posts

EMA miratoi dozën e tretë të vaksinës Moderna

Admin

Miliona doreza të papastra dhe të përdorura nga Tajlanda janë futur në SHBA si për të reja

Admin

Pamje rrëqethëse nga droni në La Palma, destinacioni i preferuar turistik shkatërrohet nga zjarri dhe hiri i llavës

Admin

Putin urdhëron masa të reja për të luftuar koronavirusin

Admin

OKB: Gazrat serrë shënuan rekord në vitin 2020

Admin

Dhjetë vjet burgim për ish-pjesëtaren gjermane të Shtetit Islamik

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com