9.8 C
Skopje, NM
17/10/2021
DailyNews.mk
Bota Përzgjedhjе nga redaktori

Stuhitë e dëborës dhe reshjet e dendura të shiut përfshijnë shumë shtete të Evropës

Stuhia ‘Darcy’ e quajtur në Mbretërinë e Bashkuar edhe si ‘bisha nga Lindja 2’ ka mbuluar me dëborë pjesën më të madhe të Anglisë Lindore.

Stuhia është shkaktuar nga rryma të ftohta ajri, të cilat vijnë nga Rusia dhe Evropa Lindore.

Për shkak të kushteve të këqija të motit shumë udhëtime u ndërprenë, ndërsa disa qendra vaksinimi u detyruan të mbyllen.

“Unë duhej të merrja vaksinën pasdite në 4:30 dhe thjesht rrezikova sepse moti po keqësohej aq shumë saqë u mendova edhe njëherë ,por megjithatë vazhdova duhet të shkoja”, u shpreh Alistair Shaw, shkruan Euronews Albania.

Gjermani

Në Gjermani për shkak të motit të keq gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar me qindra përplasje automjetesh. Policia bëri me dije se 28 persona mbetën të lënduar në rrugët e mbuluara nga akulli.

Shërbimi meteorologjik u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpi dhe autoritetet dërguan njerëzit e pastrehë në strehimoret e ngrohta.

“Erë e fortë dhe dëborë, rrugët janë rrjedhimisht të rrëshqitshme. Autoriteti i mirëmbajtjes së autostradës Schüttorf po bën çmos për të mbajtur disi korsitë të pastra. Sidoqoftë, këshillohet të hiqni dorë nga çdo udhëtim nëse nuk janë absolutisht të nevojshme”, u shpreh Boris Kuest, Oficer i Policisë së Autostradës Lingen.

Francë

Franca nga ana tjetër është përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe përmbytje.

Qindra banorë që jetojnë pranë lumenjve u është dashur të evakuohen nga shtëpitë e tyre.

Në Paris, niveli i lumit lumi Seine vazhdon të rritet dhe statuja Zouave në Pont de l’Alma është tërësisht e zhytur.

Holandë

Edhe Holanda është goditur nga moti i acartë duke përjetuar një stuhi të rrezikshme e cila nuk kishte ndodhur për më shumë se një dekadë,

Qeveria u detyrua të anulonte një takim javor për të diskutuar pandeminë e koronavirusit.

Udhëtimet hekurudhore dhe ajrore pothuajse janë pezulluar dhe zyra holandeze e meteorologjisë ngriti alarmin duke përfshirë në kodin e kuqe të gjithë vendin.

E pavarësisht motit të ftohtë shumë njerëz zgjedhin ta shijojnë në mënyrën e tyre duke sfiduar temperatura e ulëta.

Related posts

Policia australiane ka konfiskuar ngarkesën më të madhe ndonjëherë të heroinës, me vlerë prej 104 milionë dollarë

Admin

Olaf Scholz mund të jetë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë

Admin

Ende nuk dihet nëse deputeti Sir David Amess kishte qenë në cak nga sulmuesi – autoritetet janë duke e hetuar rastin

Admin

SHBA ofron kompensim për familjarët e viktimave të sulmit me dron

Admin

Policia britanike: Vrasja e ligjvënësit ishte incident terrorist

Admin

Në Indonezi 11 student u mbytën gjatë aksionit për pastrimin e lumit

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com