18.5 C
Los Angeles
November 29, 2021
DailyNews – MK
Teknologji

Studioja e efekteve vizuale që ka punuar në filma si Lord of the Rings dhe Avatar shitet për 1.6 miliardë dollarë

Studioja e efekteve vizuale me bazë në Zelandën e Re, e bashkë-themeluar nga regjisori fitues i çmimit Oscar, Sir Peter Jackson është shitur për 1.6 miliardë dollarë.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Weta Digital, që ka punuar në filma duke përfshirë Lord of the Rings the Avatar, po blihet nga kompania softuerike e video-lojërave, Unity.

Teknologjia e kompanisë Unity qëndron pas lojërave të tilla sikurse Pokemon Go dhe Call of Duty: Mobile.

Firmat thonë se marrëveshja do të thotë se mjetet e efekteve speciale të Weta-s do të “demokratizohen”.

“Së bashku, Unity dhe Weta Digital mund të krijojnë një shteg për çdo artist, nga çdo industri, që të jetë në gjendje të përdorë këto mjete jashtëzakonisht krijuese dhe të fuqishme”, tha Sir Peter në një deklaratë.

Related posts

iPhone i parë me portin USB-C shitet në ankand, çmimi i tij është 80 mijë dollarë

admin

Instagram po teston opsionin “Pusho pak”

admin

Shteti i parë amerikan që bëhet me “barriera” solare në autostradë, ato do të furnizojnë me energji 100 shtëpi

admin