22 C
Los Angeles
November 28, 2021
DailyNews – MK
Shqipëri

Strehimi i afganëve dhe kontributi në NATO, Sekretari Blinken letër Ministres së Jashtme: Mirënjohje Shqipërisë për zemërgjerësinë dhe kurajon

Strehimi i afganëve dhe kontributi në NATO, Sekretari Blinken letër Ministres së Jashtme: Mirënjohje Shqipërisë për zemërgjerësinë dhe kurajon

Sekretari i Shtetit i SHBA, Antony J. Blinken i ka dërguar një letër Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Në letrën që iu dorëzua ministres nga ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim, Blinken shpreh ndër të tjera mirënjohje ndaj Shqipërisë për zemërgjerësinë dhe kurajon për mikpritjen e afganëve.

Po kështu ai vlerëson kontributin e Shqipërisë gjatë operacioneve të NATO në Afganistan dhe thekson se SHBA-të vlerësojnë thellë marrëdhënien e ngushtë me Shqipërinë.

Në letër, Blinken përgëzon Xhaçkën për ndërhyrjen në Ministerialin e NATO-s së 20 gushtit.

“Kontributi i Shqipërisë, vërteton seriozitetin ndaj NATO-s duke angazhuar ndër vite 4 mijë trupa. Besimplotë në vazhdimin e këtij partneriteti strategjik për avancimin e interesave të përbashkëta”, thuhet ndër të tjera në letër.

Letra e plotë:

Shkëlqesisë së Saj,

Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka

E dashur Zonja Ministre,

Në emër të Departamentit të Shtetit, dëshiroj t’i shpreh mirënjohjen tonë më të thellë Republikës së Shqipërisë që ishte vendi i parë që ofroi një “parajsë të sigurtë” për afganët e rrezikuar dhe për zemërgjerësinë e kurajon që kanë treguar njerezit tuaj gjatë operacioneve të NATO-s në Afganistan. Në mënyrë të veçantë dëshiroj t’ju përgëzoj Juve për ndërhyrjen e fuqishme në Ministerialin e datës 20 gusht të takimit virtual të Ministrave të Jashtëm.

Shqipëria edhe një herë ka demostruar përkushtimin e saj të fortë ndaj Aleancës së NATO-s duke kontribuar me kapacitete njerëzore dhe ushtarake për “Resolute Support Mission” në Afganistan, duke dislokuar më shumë se 4000 trupa ushtarake në Afganistan përgjatë operacioneve atje. Ju falenderoj për këto dislokime përkrah forcave tona dhe në veçanti për pesë dislokimet e përbashkëta me shtetin tuaj partner, Gardën Kombetare të New Jersey. Investimi i Shqipërisë në sigurinë dhe prosperitetin e popullit afgan ka ndihmuar shumë në avancimn e synimeve tona të përbashkëta. Ndëkohë që evakuimi dhe zhvendosja e afganëve në rrezik vazhdon ende, ne po ashtu jemi mirënjohës për kontributin tuaj me personel në objektin e Bektel në Kosovë.

Trupat shqiptare ndihmuan në krijimin e një ambienti të qëndrueshem dhe të sigurtë për forcat tona si dhe për popullin afgan. Prania e tyre ka bërë të mundur që Aleanca e NATO-s të kryejë operacionet e saj, tu mundesojë vajzave të reja ndjekjen e shkollës si dhe kanë bërë më të sigurt jetën e përditshme për shumë afganë. Shtetet e Bashkuara vlerësojnë thellë marëdhënien tonë të ngushtë me Shqipërinë dhe mbetemi besimplotë në vazhdimin e këtij partneriteti strategjik për avancimin e interesave tona të përbashkëta.

Sinqerisht,

Antony J. Blinken

Related posts

Bardhi për ABC: Më 11 Dhjetor tubim Berisha-Rama-Meta, keqardhje për fletë-rrufetë e presidencës

admin

Ambasadori Markovski u takua me kryetarin e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë

admin

SPAK marrëveshje me Europol

admin