2.8 C
Skopje, NM
26/10/2021
DailyNews.mk
Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

Strazhaj: Mbështetja nga Sllovakia ndaj Maqedonisë për fillim të negociatave me BE-në është shumë e qartë

Mbështetja politike e Sllovakisë për Maqedoninë e Veriut për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian është shumë e qartë dhe ne jemi të përkushtuar ndaj asaj mbështetjeje, deklaroi sot Tomash Strazhaj, drejtor I Asociacionit sllovak për politikë të jashtme (SFPA), I cili mori pjesë në debatin onllajn të Konventës nacionale për BE me Maqedoninë e Veriut “Ndotja e ajrit nga aspekti I ngrohjes së amvisërive dhe institucioneve publike”.

“Mbështetja e qartë për fillim të negociatave u konfirmua nga ana e Sllovakisë së bashku me Republikën e Çekisë, në fund të vitit të kaluar në Samitin e BE-së, ku këto dy vende refuzuan të dakordohen me kushtet e padrejta që I imponuan disa vende anëtare të BE-së lidhur me procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në Union”, tha Strazhaj, përcjell Zhurnal.mk

Drejtori I Asociacionit sllovak për politikë të jashtme përkujtoi se mbështetja e Bratisllavës ishte konfirmuar edhe me vizitën e kohëmëparshme të shefit të tyre të diplomacisë, Ivan Korçok në vend, më herët këtë muaj. Korçok, I cili e vizitoi vendin më datën 8 të këtij muaji, shfaqi shpresë se do të mënjanohen pengesat për miratimin e kornizës negociuese të Maqedonisë së Veriut me BE-në dhe se kjo do të ndodhë gjatë kryesimit portugez. Ai gjithashtu porositi që vendi t’I përkushtohet reformave, posaçërisht në luftën kundër korrupsionit.

Related posts

Maqedoni, do të vlejnë fletëvotimet që nuk do të kenë vulë

Admin

Seanca e 115 e Qeverisë, ja vendimet

Admin

Istrefi: Prioritet i parë do te jetë zgjidhja e kaosit urbanistik në Strugë

Admin

Maqedoni, nga nëntori do të kërkohet doza e dytë për hyrje në kafene

Admin

Ahmeti: Më 31 tetor duke votuar për Nevzat Bejtën hapim një kapitull të ri suksesi

Admin

Ndërmerren masa kundër mësimdhënësit i cili ushtroi dhunë në një shkollë në Butell të Shkupit

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com