-1.2 C
Skopje, NM
26/10/2021
DailyNews.mk
Analiza Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

Statistika/ Maqedonia meriton “medalje” për numrin e të vdekurve nga Covid

Shkup, 9 prill – Zhurnal.mk – Bota po përballet me një nga pademit më të rrëzikshme dhe më vdekjeprurëse që ka përjetuar ajo gjatë gjithë historisë së saj, pasojat e së cilës janë të mëdha saqë do të duhet një kohë shumë e gjatë për tu kthyer në realitetin e dikurshëm. Bota është në një luftë me një armik të padukshëm i cili na kapi në befasi, e që na tregoi se ne si shoqëri njerëzore pavarsisht zhvillimit që kemi arritur përsëri në nuk jemi imun ndaj pandemive dhe pasojat që sjellin ato, shkruan Zhurnal.

Shtete janë në një garë me kohën për marrjen e maseve të cilët do të do ta pengonin shpërndarjen e mëtejshme të virusit si dhe po bëhet një përpjekje për prodhimin e sa më shumë vaksinave të mundëshme dhe imunizimin e popullsisë me qëllim të vetëm shpëtimin e jetëve njerëzore. Edhe përkundër masave dhe fillimit të vaksinimit, e cila u mendua në fillim se do të kishte efekt të mejëhershëm për uljen e numrit të të infektuarve dhe të vdekjeve, në realitet po ndodh e kundërta ku në muajt e fundit kemi rritje të madhe të infektimeve në nivel global. Për ta parandaluar këtë valë të re u ndërmorën përsëri masa kufizuese si dhe në të njetën kohë vazhdon procesi i vaksinimit masiv.

Sipas analizave që ka bërë Zhurnal, shtetet e rajonit dhe botës edhe përkundër se përballen me armikun e njejtë kanë shifra që dallojnë nga njëri tjetri sa i përket infektimeve, testeve apo edhe në rasteve fatale.

Republika e Maqedonisë së Veriut me një popullsi pak mbi 2 milion banorë ka gjithësej 138.891 raste të të infektuarve me Covid 19, ka kryer 655.924 testime, në vend janë rreth 22.164 raste aktive, numri i të shëruarve është 112.619, kurse numri i vdekjeve është 4.108, në 1 milion banorë kemi 1972 vdekje.

Serbia me një popullatë rreth 8.7 milon banorë, ka gjthësej 633.013 raste të infektimeve, ka mbi 3.5 milion testime për Covid 19, ka rreth 86.076 raste aktive, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 541.317, numri i vdekjeve nga ky virus është 5620, numri i vdekjeve në 1 million banorë është 645.

Shqipëria një shtet me mbi 2.8 milion banorë ka në total 127.509 infektime, ka ralizuar rreth 576.337 testime, numri total i rasteve akive me virus është 29.083, numri i të shëruarve është 96.129, numri i të vdekurve në këtë vend është 2.297, ndërsa në 1 milion banorë numri i vdekjeve është 799.

Turqia me një popullatë prej 85 milion ka pak mbi 3.6 milion infektime, numri i përgjithshë i testimeve që ka realizuar është rreth 40 milion, raste aktive janë 423.773, numri i të shëruarve është pak mbi 3.2 milon, numri i total i vdekjeve është 33.201, numri i vdekjeve në 1 milion banorë është 390.

Gjermania me rreth 84 milion banorë ka 2.9 milion raste me virus, ka kryer 51.5 milion testime, numri i rasteve aktivë është 225.756, totali i të shëruarve ng Covid 19 në këtë vend është 2.6 milion, numri i të vdekurve është 78.473, numri i përgjithshëm i vdekjeve në 1 milion banor në këtë vendn është 934 pacientë.

Franca me një popullësi prej 65 milion banorë ka në total 4.9 milion raste më virus, ka realizuar 68 milion testime, raste aktive me Covid 19 janë mbi 4.5 milion banorë, numri total i të shëruarve është mbi 303.639 pacientë, kurse numri i rasteve fatale është 98.065 pacientë, ndërsa numri i vdekjeve në 1 milion banorë është 1500.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një popullsi me mbi 332 milion banorë, numri i përgjithshëm i rasteve është mbi 31 milion, ka kryer gjithësej 415 milion testime, numri i rasteve aktive me Covid 19 është 6.8 milion, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 24.7 milion pacient, numri totat i të vdekurve i shkaktuar nga pandemia është 573.856, numri i vdekjeve në 1 milion banorë është 1.726.

Suedia përbën një rast të veçantë sa i përket të dhënave në lidhje me numrin e rasteve aktive dhe numrin e përgjitshëm të të shëruarve. Duhet pasur parasysh se Suedia ishte vendi i vetëm në botë i cili në fillimet e pandemisë nuk zbatoi masat kufizuese ndaj qytetarëve të saj. Është një shtete me mbi 10 milion banorë ka gjthësej 849.626 raste me Covid 19, numri i përgjithshëm i testeve është 7.5 milion, numri i të vdekurve është 13.595, kurse numri i vdekjeve në 1 milion banorë është 1340.

Në bazë të shifrave të rasteve dhe të vdekjeve që ne si shtete kemi në krahasim me vendet tjera jo vetëm të rajonit por edhe të botës na del se numri i rasteve fatale për 1 milion banorë është shumë më i lartë, e që edhe në ranglistën botëore për fatalitete e shkaktuara nga Covid 19 rënditemi vendi i 3 në botë.

Kjo është një këmban alarm për institucionet tona e cila duhet që të marrë masa urgjente për krijimin e një strategjie në qoftë se mungonë, apo ndryshimin e strategjis aktuale e cila nuk ka prodhuar asnjë rezultat pozitiv, dhe jemi duke shkuar drejt një dështimi total shëndetësorë.//Zhurnal.mk

Related posts

Ganiu: Që nga 2005 e këtej në Çair është investuar 5 milionë euro në infrastrukturë nëntokësore

Admin

Blerim Bexheti: Jo vetëm Shkupi, po as Qeveria nuk bëhet pa shqiptarët

Admin

Shkupi dhe Kumanova me më shumë raste aktive me coronavirus

Admin

Filipçe: Të rinjtë janë pasuria jonë më e madhe

Admin

Boçvarski dhe Nuredini premtojnë përkrahje të projekteve nga program ii Bejtës

Admin

Shilegov: Këto katër vite në Shkup nuk ka patur rrahje nëpër shkolla dhe autobusë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com