27.1 C
Los Angeles
August 18, 2022
DailyNews – MK
Sport-al

Starton sot edicioni i ri futbollistik 2020/2021 në Shqipëri

Do të startojë sot edicioni i ri futbollistik 2020/2021 në Shqipëri! Në të gjitha fushat sot do të zbresin skuadrat e Kategorisë Superiore, Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë për javën e parë të edicionit.

Siparin do ta ngrenë tre sfida të Kategorisë Superiorë që këtë vit zhvillon edicionin e 82-të.

Në ora 13:45 nisin përballjet KF Tirana – FK Kukësi, KF Bylis – KF Laçi dhe KS Kastrioti – KF Partizani.

Pak më vonë në ora 16:45 do të nisin edhe dy duelet e tjera të javës KF Teuta – KF Skënderbeu dhe KF Vllaznia – FK Apolonia. KF Tirana vjen këtë sezon me statusin e kampiones në fuqi, ndërsa FK Apolonia dhe KS Kastrioti janë dy skuadrat që vijnë nga Kategoria e Parë.

Në ora 14:00 do të nisin edhe 8 sfidat e javës së parë të Kategorisë së Parë, si edhe ato të Kategorisë së
Dytë.
Të dielën e kaluar u luajtën ndeshjet e para të Kupës në Shqipërisë edhe kampionatet e moshave.

Related posts

Pas 50 vitesh, asnjë futbollist i Benficës dhe Sportingut në listën e Portugalisë

admin

Lukaku pushon ndaj Sassuolos

admin

Tottenham dëshiron blerjen e Bale, Reali ia cakton çmimin

admin