9.8 C
Skopje, NM
17/10/2021
DailyNews.mk
Ekonomi Maqedoni

Standardet dhe normat për ndërtim duhet të respektohen, porositi Boçvarski

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve po i vëzhgon të gjitha aspektet në lidhje me lëshimin e miratimeve për ndërtimet e kategorisë së parë siç është Çarshija e Vjetër e Shkupit, ndërsa inspektoratet nën juridiksionin e Këshillit të Inspektimit janë përgjegjës për ndërtimet e paligjshme, porositi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski dhe shtoi se standardet dhe normat duhet të respektohen.

“Për Çarshinë e Vjetër të Shkupit, në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve në vitet e fundit janë paraqitur 14 kërkesa për leje ndërtimi, nga të cilat katër janë aprovuar, katër janë refuzuar, dhe gjashtë janë tërhequr nga investitorët për shkak të dokumentacionit jo të plotë”, tha Boçvarski në përgjigje të pyetjes në konferencën e sotme për shtyp.

Ai theksoi se nuk dëshiron të shmangë përgjigje për ndërtimin e paligjshëm, por theksoi se nuk është në kompetencë të Ministrisë, por në kompetencë të komunave.

“Ne duhet të punojmë së bashku me komunat në këtë aspekt dhe të zgjidhim çështjet. Ligji aktual mbi objektet e ndërtuara në mënyrë të paligjshme ose ai që është në procedurë nuk do të thotë që të gjitha ato objekte do të sillen në kornizë ligjore, por gjithsesi standardet dhe normat duhet të respektohen”, tha Boçvarski.

Related posts

Zgjedhjet Lokale 2021, AP dhe PP do të monitorojnë procesin zgjedhor

Admin

Drejtori i Doganës së Kosovës flet për operacionin kundër rrjetit të kontrabandës – malli kishte destinacion një vend të BE-së

Admin

Qytetarët e Maqedonisë së pari do ta dezinfektojnë gishtin dhe më pas do të votojnë

Admin

Regjistrohen 395 raste të reja në Maqedoni, humbin jetën 14 persona

Admin

Vrasje në Shkup, i biri ther nënën e tij

Admin

Reagim ASH – AA: Ramiz Merko thyen heshtjen zgjedhore, asfalton rrugë një ditë para zgjedhjeve

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com