19 C
Skopje, NM
12/04/2021
DailyNews.mk
Sport-al

Në mes të Beogradit ngritet flamuri shqiptar, Izmir Smajlaj merr medaljen e artë

Izmir Smajlaj vijon të dhurojë paraqitje të jashtëzakonshme. Atleti shkodran fitoi medaljen e tretë të artë në për vitin 2021, teksa u shpall kampion në Mitingun Ndërkombëtar të sallave të mbyllura që u zhvillua sot në Beograd të Serbisë.

Pas suksesit të arritur në Mitingun Ndërkombëtar në Salla ta Mbyllura në Vjenë të Austris, sportisti shkodran këtë radhë u shpall kampion i Ballkanit në edicionin e 26 të Ballkaniadës të zhvilluar në Stamboll të Turqisë, kompeticion ku morën sportistë nga 21 shtete.

Izmir Smajlaj, garues në kategorinë e kërcimit së gjati, e mbylli kompeticionin duke kërcyer në gjatësinë 7.91 m për t’u ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit duke bërë që në Stamboll të dëgjohej sërish himni shqiptar.

Vetë Smajlaj nuk e ka fshehur kënaqësinë e tij për këtë sukses që padyshim do të jetë një shtysë më shumë për kampionin shqiptar që si çdo sportist tjetër në mbarë botën, vëmendjen më të madhe e ka në drejtim të Lojërave Olimpike të Tokios, si evenimenti më i rëndësishëm sportiv.

Related posts

Guardiola bllokoi huazimin e Foden te Parma

Lea Musliju

Manchester United publikon listën e të ftuarve ndaj Granadas

Lea Musliju

Tierney deri në gjashtë javë jashtë fushës, lëndon ligamentet

Lea Musliju

Atletico Madrid konfirmon lëndimin e Suarezit

Lea Musliju

Matteo Pessina pozitiv me COVID-19

Lea Musliju

Inter shpreson që Icardi të rikthehet në Seria A

Lea Musliju

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More