17 C
Skopje, NM
12/05/2021
DailyNews.mk
Sport-al

Iran, vdes në rrethana misterioze diplomatja e lartë zvicerane

Një diplomate zvicerane ndërroi jetë në rrethana të mistershme në Teheran pas rënies nga ndërtesa e lartë ku banonte.

Ministria e jashtme e Zvicrës e konfirmoi vdekjen e punonjëses së ambasadës së saj në kryeqytetin iranian, pa e identifikuar publikisht viktimën. Mediat mësuan megjithatë se bëhet fjalë për sekretaren e parë të misionit diplomatik, një post ky që bart dhe përgjegjësinë e raporteve me SHBA-në. Praktikisht, ajo ishte punonjësja e dytë më e lartë e ambasadës, sipas Reuters.

Agjenci të ndryshme lajmesh pohojnë se viktima ishte e moshës 51 apo 52 vjeç. Në deklaratën e ministrisë së jashtme zvicerane thuhej se ishin të shokuar nga kjo ngjarja tragjike dhe i përcillnin ngushëllimet e tyre më të thella familjes.

Shtypi Iranian shkruante se trupi i diplomates u gjet nga një kopshtar. Më herët një punonjës i ambasadës kishte shkuar ta kërkonte në banesë, por nuk e kishte gjetur. Zvicra ka përfaqësuar interesat diplomatike të SHBA në Iran që prej kohës kur dy vendet i ndërprenë marrëdhëniet mes tyre pas revolucionit islamik të vitit 1979.

Related posts

Levante e jashtëzakonshme, barazon rezultatin për 3 minuta

Lea Musliju

Përfundon pjesa e parë, Barcelona po fiton lehtësisht ndaj Levante

Lea Musliju

Juventus kundër Milan, ndeshja vendimtare për të ardhmen e Ronaldos dhe Donnarummas

Lea Musliju

UEFA ‘kërcënon’ klubet, dy vite mos pjesëmarrje në LK

Lea Musliju

Mbyllen pjesët e para, këto janë rezultatet në dy ndeshjet e Superligës

Lea Musliju

Vidal refuzon ofertën e gjigantit brazilian

Lea Musliju

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More