1 C
Skopje, NM
26/02/2021
DailyNews.mk
Sport-al

Benzema mungon në sfidën ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve

Sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema, nuk do jetë i pranishëm në ndeshjen me Atalantan në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi francez, Karim Benzema, nuk do të udhëtojë me pjesën tjetër të skuadrës për ndeshjen ndaj Atalantas në Bergamo.

Sipas “Deportes Cuarto”, 33 vjeçari nuk do jetë në gjendje fizikë të jetë gati për ndeshjen me italianët në Ligën e Kampionëve. Sipas artikullit Benzema do vazhdojë rikuperimin në kampin stërvitor të “Los Blancos” në Valdebebas.

Francezi është njëri nga figurat kryesore të Realit këtë sezon, ai ka shënuar 17 gola këtë sezon dhe gjatë dy sezoneve të fundit ka 57 gola.

Benzema i bashkohet mungesave tanimë të konfirmuara si: Sergio Ramos, Eden Hazard, Marcelo, Dani Carvajal, Fede Valverde, Rodrygo Goes, Alvaro Odriozola dhe Eder Militao.

Related posts

Rregullojnë marrëdhëniet Mourinho dhe Alli

Lea Musliju

Rregullojnë marrëdhëniet Mourinho dhe Alli

Lea Musliju

Pesë raste pozitive me COVID-19 në Inter

Lea Musliju

Një takim është planifikuar për javën e ardhshme midis udhëheqësve të Milanit dhe Calhanoglut

Lea Musliju

Conte merr lajme të mira, rikthehen dy yjet e skuadrës

Lea Musliju

Në mes të Beogradit ngritet flamuri shqiptar, Izmir Smajlaj merr medaljen e artë

Lea Musliju

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More