39.8 C
Skopje, NM
29/07/2021
DailyNews.mk
Maqedoni TOP LAJM

Spasovski: Policia shënon suksese, për një vit kemi ulur krimin për 10,8%

Shkup, 21 korrik – Plani strategjik i MPB-së është ulja e kriminalitetit, ndërsa gjendja në RMV mund të vlerësohet si e qetë dhe stabile, pa tendenca të përkeqësohet. Kështu vlerëson ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski, informon Zhurnal.

Siç potencoi Spasovski, nëse krahasohet periudha janar korrik 2020 me të njejtën periudhë sivjet, mund të shihet se kriminaliteti është ulur për 10,8%. Sipas analizave të MPB-së, shkalla e krimit në 100 mijë banorë tani është 569 vepra, ndërsa vitin e kaluar kishte qenë 630. Sipas Spasovskit, kjo është një tregues për proaktivitet i rritur i policisë.

Spasovski theksoi se ka ulje të krimit lidhur me drogën dhe mjetet narkotike, armëve, migrimit ilegal, si dhe fletkërkimet por ka dhe rezultate të mira të policisë.

“Ka me të vërtetë rezultate të mira të policisë. Në këtë periudhë u shkatërruan dy grupe kriminale me 16 anëtarë dhe 8 transporte ndërkombëtare të drogës, nga janari deri në korrik janë zbuluar 77 vepra penale me 84 kryerës lidhur me posedim dhe tregëti me armë ilegale” pohoi ministri.

Spasovski veçoi sukseset e grupës operative të MPB-së e cila e zbaton, siç tha qëllimin strategjik që të gjenden dhe nxjeren para drejtësisë të gjithë personat që kërkohen me fletarreste qendrore dhe ndërkombëtare.//Zhurnal.mk

Related posts

Milikije Halimi i jep fund problemit disa dekadash të ujit, Haraçina me uji pa ndërprerje

Admin

RMV/ Për herë të parë, sulmi ndaj mjekëve barazohet me sulmin ndaj personave zyrtarë

Admin

Lëvizja Besa zgjedhë strukturat e saj në Novosellë të Bogovinës, lëvizja po ritet

Admin

Mbeturinat dhe uji i pijshëm problem në komunën e Tearcës

Admin

Bashkia e Shkupit të premten me spërkatje kundër mushkonjave

Admin

VMRO: MPB nuk është funksionale, letërnjoftime nuk ka më shumë se 20 ditë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More