18.5 C
Los Angeles
November 29, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Spasovski: Kontrolli i fundit teknik është bërë më 5 tetor, transportimi i viktimave do të paguhet nga shteti

Shkup, 23 nëntor – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në konferencë për shtyp sikurse ministri Osmani shprehu ngushëllime për familjarët e viktimave në aksidentin tragjik në Bullgari.

Spasovski tha se institucionet janë këtu për të ofruar ndihmë sipas nevojave dhe se transportimi i viktimave do të paguhen nga shteti.

“Sot njoftova ministrin bullgar Rashkov dhe i thash se një ekip i MPB-së si policia e uniformuar dhe e komunikacioni si dhe policia e krim-teknikës nisi për Bullgari për të ndihmuar policët bullgarë”, tha Spasovski duke shtuar se edhe shërbime tjera nga Maqedonia e Veriut janë nisur për ta ndihmuar ekspertizën.

“Besoj se shumë shpejt do të kemi përgjigje ndaj të gjitha paqartësive rreth kësaj tragjedie dhe do të kemi efikasitet në vërtetimin e përgjegjësisë. Ajo që mund ta them tani është se është bërë kontroll i fundit teknik i autobusit është bërë më 5 tetor 2021 ndërsa procedura hetimore do t’i jap të gjitha detajet”, tha Spasovski.

Related posts

Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

admin

8 infermiere nga Covid qendra në Prilep punojnë pa rrogë dhe pa sigurim shëndetësor

admin

Sllaveski: Shqiptarët e kanë shansin ta dërgojnë BDI-në në opozitë, Despotovski: Të enjten është finalja e situatës aktuale

admin