8.8 C
Skopje, NM
26/10/2021
DailyNews.mk
Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

Spasovski: Askush nuk e do orën policore, por jemi të detyruar

Është më mirë që një kohë më të shkurtër të kemi masa kufizuese, sesa të kemi ngarkesë të plotë të sistemit shëndetësor, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Duke e komentuar propozimin e Komisionit për Sëmundje Infektive për vendosje të orës policore, që sot duhet ta shqyrtojë Qeveria, Spasovski tha se masat restriktive janë kufizuese, por të domosdoshme për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

“Vendimet që duhet t’i marrim, askush nuk i dëshiron, por ato janë rezultat i sjelljes së të gjithë neve. Nëse nuk i respektojmë rekomandimet, nëse nuk mbajmë maskë mbrojtëse, nëse grupohemi dhe bëjmë ngjarje që sigurisht nënkuptojnë përhapjen e virusit, atëherë shteti duhet të reagojë në një moment”, theksoi Spasovski në një deklaratë për media pasi promovoi qendrën e trajnimit për ndihmë të parë në Shkup.

Nuk dëshironte të paragjykonte se cili do të ishte vendimi përfundimtar që do të merret nga Qeveria dhe si do të zbatohet, por u bëri apel të gjithë qytetarëve që të respektojnë rekomandimet.

“Ata qytetarë që tani reagojnë ndaj miratimit të masave kufizuese, ata do të reagojnë shumë më tepër në momentet kur ka një infeksion të përhapur në popullatë”, tha Spasovski në lidhje me reagimet e publikut për mundësinë e rivendosjes së orës policore

Related posts

Ganiu: Që nga 2005 e këtej në Çair është investuar 5 milionë euro në infrastrukturë nëntokësore

Admin

Blerim Bexheti: Jo vetëm Shkupi, po as Qeveria nuk bëhet pa shqiptarët

Admin

Shkupi dhe Kumanova me më shumë raste aktive me coronavirus

Admin

Filipçe: Të rinjtë janë pasuria jonë më e madhe

Admin

Boçvarski dhe Nuredini premtojnë përkrahje të projekteve nga program ii Bejtës

Admin

Shilegov: Këto katër vite në Shkup nuk ka patur rrahje nëpër shkolla dhe autobusë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com