30.8 C
Skopje, NM
25/07/2021
DailyNews.mk
Shqipëri

Spartak Ngjela: Korrupsioni i Tiranës me shpresë te Rusia dhe Beogradi, po jep shpirt

Nga Spartak Ngjela

‘Kryengritësit” qesharakë, shqiptarë, të Rusisë, po japin shpirt gjithashtu, se, rusët që po kalojnë kufirin shqiptar, për t’u ndihmuar revoltave Meta-Berisha, janë të gjithë nën kontroll. Janë kapur e do të kapen të gjithë, se kuptohet që janë të skeduar.

Kurse Meta është strukur, ndërsa Saliu po i kërcënon Shtetet e Bashkuara, me një fishek.

Në të vërtetë, krerët e Shqipërisë, sa herë kanë qenë në hall, janë bërë qesharakë. Kjo, sepse shumica e tyre ka vepruar, me kast interesi vetjak, kundër Shqipërisë.

Po sot?

E njëjta gjë është edhe sot. Por këta të sotmit kanë një veçori origjinale: janë kapur me gjënë e vjedhur, dhe kjo po i dërgon drejt eliminimit. Prandaj, kuptohet se janë më qesharakët.

Historia ka njohur dhe njeh pushtetarë të rrëzuar me vota apo me grusht shteti, por kjo që po u ndodh sot pushtetarëve shqiptarë të korruptuar në Shqipëri, është një gjë shumë e rrallë: ata janë kapur me “prasë në duar”: domethënë, me gjënë e vjedhur. Por, kanë gënjeshtrën si motiv shtytës për pushtet, dhe, me gënjeshtrat e tyre, po tallet politika amerikane.

Në psikologjinë moderne, kjo lloj politike quhet “Big Lie” – Gënjeshtër e Madhe – dhe, ka dalë si term, në analizën psikologjike që i bëri Hitlerit dhe hitlerizmit, James Murphy, përkthyesi i librit të Hitlerit, Mein Kampf; libër ky, i cili mbështetej te gënjeshtra e madhe, sipas këtij rendi që jep Murphy dhe që amerikanët e përdorën gjerësisht gjatë Luftës së Dytë Botërore:

“Kurrë mos e lejo popullin të qetësohet; kurrë mos e prano një humbje apo gabim; kurrë mos prano se mund të ketë diçka të mirë te armiku yt; kurrë mos e lerë dhomën për një alternativë; kurrë mos e prano fajësinë; koncentroju në një armik, në një kohë, dhe fajësoje atë për çdo gjë që shkon keq; njerëzit besojnë një gënjeshtër të madhe më shpejt sesa një gënjeshtër të vogël.

Por, kjo lloj ideologjie e gënjeshtrës në sistem, me Hitlerin si kërcënues, e detyroi komandantin e përgjithshëm të ushtrisë gjermane në Luftën e Parë Botërore, Ludendorff, që ky të deklaronte se: “Gjermania nuk e humbi luftën e Parë, sepse ajo u tradhëtua nga brenda, dhe sidomos nga hebrenjtë”.

Kjo është psikologjia totalitare e mospranimit të humbjes.

Kjo, ka qenë në thelb ideologjia e politikës hitleriane, por kjo dallon të jetë edhe këtu, ne segmente të caktuara opozitare, thelbi ideologjik i politikës. Pse, ju mendoni se mospranimi i humbjes nga Basha, pa asnjë provë gjyqësore, nuk është e njëjta psikologji?

Pastaj, shikojini me vëmendje tezat e Murphy-t për ideologjinë politike të Hitlerit. A e gjeni dot se, te cili lider politik shqiptar, sot, dallojnë të jenë të plota, cik më cik, ato teza?

E pra, a e kuptoni që politika shqiptare vuan nga ideologjia totalitare?

Pse?

Shikojini edhe një herë pikat e Murphy-t për politikën hitleriane: a nuk i ka pasur edhe Enver Hoxha, të gjitha ato?

Ky ishte edhe totalitarizmi shqiptar i Enver Hoxhës – një Big Lie.

E pra, për të gjitha këto, ne shqiptarët sot jemi në rrugën e likuidimit nga skena politike të të gjithë korrupsionit shqiptar. Korrupsioni shtetëror të çon domosdoshmërisht në politikën e “gënjeshtrës së madhe” totalitare, e cila pengon zhvillimin demokratik. Por, pavarësisht se, tendenca totalitare e sotme, e politikës shqiptare, nuk ka represion shtetëror burgjesh, ajo është përsëri një tendenca totalitare, në funksion të gënjeshtrës.

Gjithsesi, tani, të gjithë këta të korruptuar janë të skeduar dhe, ata që po drejtojnë purgon antikorrupsion, nuk shohin më asnjë pengesë që SPAK ta intensifikojë goditjen penale .

Goditja penale antikorrupsion e krerëve politikë të korrupsionit shqiptar, është kthyer sot në një pritshmëri popullore, se shqiptarët po mendojnë me ngulm eliminimin e keqbërësve të tyre, që i kanë varfëruar në këta tridhjet vjet korrupsion.

Gjithkush duhet ta kuptojë se, sapo të fillojë goditja e krerëve, do të shihet një entuziazëm i madh popullor, dhe shqiptarët, për herë të parë në historinë e tyre, do të fillojnë të jetojnë në një vend me drejtësi të garantuar.

Tani kjo, po shihet se është e sigurt, edhe pse korrupsioni shpreson destabilizimin shoqëror të Shqipërisë, destabilizim ky që, në fakt, nuk ka asnjë mundësi që të ndodhë.

Rendi në Shqipëri, tani, është i siguruar kundrejt kërcënimit rus, me trupat e Natos, në të tria bazat e saj, që ajo ka këtu. /Abcnews.al

Related posts

Rritja ekonomike e qëndrueshme/ Kushtet e krijuara nga pandemia mund të kthehen në burim mundësish për ekonominë shqiptare, pse duhet t’i mbajmë sytë nga eksportet

Admin

Me 66 stacione/ Rama nxjerr pamjet: Ja kur do të nisë linja e madhe unazore në Tiranë

Admin

Çështja “Becchetti”/ PD nxjerr VIDEO: 447 milion euro, gjoba e Ramës për familjet shqiptare. SPAK të hetojë me përparësi

Admin

​Shqipëria rrezikohet nga “Delta”, zv.ministrja Tomini: Po presim rezultatet nga Berlini

Admin

Vaksinim i detyrueshëm për mësuesit në Shqipëri? Reagon Drejtoria e Arsimit Parauniversitar

Admin

Kryeprokurori Çela: Situata në disa prokurori të vendit është e rënduar, stoku i dosjeve mund të bëhet i papërballueshëm

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More