30.8 C
Skopje, NM
25/07/2021
DailyNews.mk
Ekonomi

Spanja prezanton planin 72 miliardë eurosh për rimëkëmbje ekonomike

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez ka prezantuar planin e tij 3-vjeçar për ekonominë e trazuar të Spanjës, që do të mobilizojë 72 miliardë euro me shpresën e modernizimit të vendit dhe rimëkëmbjes nga rëniet rekorde të prodhimit të brendshëm bruto (PBB), transmeton Anadolu Agency (AA).

Strategjia progresive e investimeve publike përqendrohet në tranzicionin e gjelbër të Spanjës, dixhitalizimin, uljen e pabarazisë dhe përmirësimin e kohezionit social dhe territorial. 

Në një konferencë për media, Sanchez shpjegoi disa prej projekteve të cilat përfshijnë modernizimin e burokracisë, promovimin e përdorimit të automjeteve elektrike, bërjen e Spanjës lider në energjinë e rinovueshme, rritjen e kujdesit të hershëm të fëmijëve dhe zgjerimin e aksesit në internet me shpejtësi të lartë për të gjithë popullsinë.

Kryeministri spanjoll pret që projektet të krijojnë 800 mijë vende pune gjatë tre viteve të ardhshme. Ai po ashtu njoftoi se buxheti i ardhshëm vjetor do të përfshijë 27 miliardë euro shpenzime.

Spanja nuk ka kaluar një buxhet që nga viti 2018 dhe qeveria aktuale e koalicionit të pakicave ende është në fazën e negociatave me partitë e tjera për ta miratuar këtë në parlament.

Historikisht, Spanja ka pasur probleme në shpenzimin e fondeve të Bashkimit Evropian (BE) dhe aktualisht ka të drejtë të marrë një hua prej 140 miliardë eurosh në grante në kuadër të paketës së rimëkëmbjes nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19).

“Kjo është një mundësi unike për vendin tonë. Nuk ka të bëjë vetëm me rikuperimin e PBB-së, por ka të bëjë edhe me rritjen në një mënyrë tjetër”, tha Sanchez në konferencën për media.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) pret që PBB-ja e Spanjës këtë vit të tkurret me 12.8 për qind dhe thotë se rimëkëmbja do të varet shumë nga situata epidemiologjike, e cila aktualisht është një nga më të këqijat në botë përsa i përket ngjitjeve të reja për kokë banori.

Related posts

Ministria e Financave: Euroobligacioni prej 500 milionë euro u pagua plotësisht

Admin

Hoxha: Në Ligjin për shitjen e tokës bujqësore do të përfshihen të gjitha vërejtjet e argumentuara

Admin

KRRE javën e ardhshme do të marrë vendim për çmimin e ngrohjes qendrore

Admin

Thirrje publike për asistent digjital për lehtësim për qasje në programet për ndihmë ekonomike shtetërore

Admin

Vazhdon debati kuvendor për ribalansin e Buxhetit

Admin

Analizë: Papunësia me statistika të frikshme, pandemia i’a vëri vulën

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More