20.3 C
Los Angeles
December 6, 2021
DailyNews – MK
Shqipëri

SPAK kërkoi pushimin e padisë së Metës ndaj Dvoranit, ish-kreu i KED dhe përfaqësuesi ligjor i presidentit mbërrijnë në GJKKO. Ja çfarë pritet të ndodhë

Ish-kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, dhe përfaqësuesi ligjor i Presidentit, Bledar Dervishaj, kanë mbërritur në Gjykatën e Posaçme.

Gazetarja Klodiana Lala, raporton për “BalkanWeb”, se pritet të shqyrtohet kërkesa e SPAK, për pushimin e kallëzimit të Presidentit të Republikës Ilir Meta, ndaj ish-kreut të KED.

Kujtojmë se Meta e bëri kallëzimin e tij në SPAK më 18 shkurt të 2020-ës, ndërsa e ka akuzuar Dvoranin si shkelës të ligjit dhe të Kushtetutës.

Ardian Dvorani u largua nga detyra si kryetar i KED nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, pasi i kishte mbaruar mandati, por vazhdonte të qëndronte, me pretendimin se nuk i ishte gjetur zëvendësuesi.

Related posts

Dhjetë pikat që shpjegojnë se si funksionon skema e mashtrimit të Call Centrave në Shqipëri

admin

Kongresistja amerikane, Slotkin: Shqiptarët po kujdesen shumë për afganët

admin

Nga liberalizimi i vizave me Kosovën te shqetësimi për situatën në Bosnje-Hercegovinë, Meta takon eurodeputeten Santos: Krimi i organizuar e emigracioni shqetësim serioz

admin