20.3 C
Los Angeles
December 6, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Sot takohen Zaev dhe Gashi, a do të arrihet marrëveshja për bashkëpunim në Qeveri?

Shkup, 19 nëntor – Mundësia për përfshirjen e deputetëve të Alternativës në shumicën parlamentare dhe për hyrje në Qeveri, do të jetë temë e takimit të paralajmëruar për sot të kryeministrit dhe liderët të LSDM-së, Zoran Zaev me kryetarin e Alternativës, Afrim Gashi.

Takimi duhet të mbahet në Klubin e deputetëve në ora 15:30.

Koordinatori i Grupit të deputetëve të LSDM-së në Kuvend, Jovan Mitreski mbrëmë në TV 24 tha se kanë shumicë aktualisht prej 61 deputetëve si dhe se Zaev do të ketë takim me liderin e Alternativës dhe përfaqësues të tjerë të opozitës. për të diskutuar për rritjen e shumicës së re parlamentare.

Deputeti dhe anëtar i kryesisë së Alternativës, Skender Rexhepi, dje ka shprehur besimin se partia do të vendosë të jetë pjesë e Qeverisë sepse siç tha ai, integrimi i vendit në BE është prioritet para prishjen e qeverisë.

Mesazhe për përkushtim të përbashkët për ruajtjen dhe forcimin e reformës dhe kursit evropian të vendit janë dërguar pas takimit të djeshëm të Zaevit me deputetin Kastriot Rexhepi në ambientet e Qeverisë.

Siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, Zaev dhe Rexhepi shprehën besimin se vullneti i popullit për paqe dhe bashkëjetesë në Maqedoninë e Veriut do të vazhdojë të shprehet përmes shumicës stabile demokratike në Parlament dhe se janë shprehur pritshmëri për përmbushjen përfundimtare të premtimeve nga evropianët. Bashkimi dhe mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare.

Shefi e diplomacisë dhe funksionari i lartë i BDI-së, Bujar Osmani sot deklaroi se “shumica e re e qëndrueshme në Parlament është e padiskutueshme” dhe kjo do të bëhet e ditur javën e ardhshme

“Shumica e re e qëndrueshme është absolutisht e pakontestueshme dhe kjo do të ndodhë në javët e ardhshme. Rruga drejtë asaj shumice të re është alternative, ka disa opsione deri te ajo shumicë e re dhe për momentin po bëhen ato bisedime për arritjen e asaj shumice. Do të përsëris, është shumë me rëndësi se forcat racionale politike, por edhe deputetët vendosën në këtë moment shtetin të mos e shndërrojnë në pjesë të problemit, por në pjesë të zgjidhjes së perspektives sonë evropiane. Presim që të përfundojnë ato bisedime dhe besoj se javën e ardhshme tashmë do të kemi shumicë të qëndrueshme e cila do të fillojë të merret me sfidat të cilat i ka Qeveria”, tha Osmani në pyetjen e gazetarëve se kur do të zyrtarizohet shumica e re parlamentare në konferencën e përbashkët për shtyp në Shkup me ministrin austriak për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare, Mihael Linhart.

Edhe kryeministri Zaev në takimin me ministrin austriak Linhart tha se Qeveria ka shumicë të qëndrueshme parlamentare dhe pret rritjen e saj.

“Kemi një shumicë të qëndrueshme parlamentare, presim edhe rritje të shumicës, nuk presim zgjedhje të parakohshme parlamentare, përkundrazi – deri në zgjedhjet e rregullta në qershor 2024, Qeveria do të angazhohet për zhvillim të fuqishëm të ekonomisë”, tha Zaev .

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dje theksoi se kërkesa për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe date për fillimin e negociatave me BE-në nuk janë të lidhura, sepse, siç tha, qeveria e Zaevit ishte e delegjitimuar dhe zgjedhje duhet të ketë sa më shpejtë të jetë e mundur.

“Unë jam optimist për dhjetorin dhe dua që të ndodh data, ky popull meriton fillimin e negociatave. Nuk është çështje nëse Dimitrov do të numëroj javët apo muajt kur do të ndodh kjo datë. Në Bruksel duhet të mblidhet Këshilli Evropian, të harroj nga shantazhet që vijnë nga fqinji jonë lindor dhe e ardhmja që duhet bashkërisht ta ndërtojmë në Evropë, dhe të mos kthehemi dy shekuj mbrapa”, deklaroi Mickoski.

Related posts

Njihet identiteti i burrit i cili u mbyt në Vardar

admin

Ekskluzive / Skender Rexhepi – Zejd kundër marrëveshjes së shumicës së re

admin

SPM kërkon rritje të rrogave në polici

admin