19.8 C
Skopje, NM
28/09/2021
DailyNews.mk
Rajoni

“Sot pamë Ramën në fund të karrierës së tij politike”- Bardhi: Dëmi në 7 vite është kolosal

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas fjalimit të kryeministrit Edi Rama, në Asamblenë e PS-së.

Bardhi tha se sot pamë një kryeministër në fund të karrierës së tij politike, duke shtuar se dëmi që i ka bërë vendit në këto shtatë vite është kolosal.

“Gjuhën e dhunës me të cilën i drejtohet qytetarëve të këtij vendi, e ka mësuar mes hajdutëve me të cilët ka 7 vite që qeveris. Kjo gjendje mjerimi, depresioni dhe diktati do të marrë fund shumë shpejt.

Sot pamë një Edi Ramë në fund të karrierës së tij politike, një njeri të lodhur që ka shteruar nga çdo ide. Po i shtyn ditët deri në 25 prill duke premtuar ato që nuk bëri në 7 vjet, duke mashtruar për ato që nuk bëri. Tani i duhet edhe një premtim për ndërtimin e një rakete kozmike me forcat tona dhe është i kompletuar me Rilindjen e Mashtrimit.

Dëmi që Edi Rama ka bërë këto 7 vjet është kolosal. I ka vjedhur pa pushim shqiptarët dhe i ka detyruar të largohen nga vendi.

Në #25Prill shqiptarët do të vendosin për #ndryshim!” shkruan Bardhi.

Related posts

Zjarret në Shqipëri, situata mbetet kritike në Dukat

Admin

Hotelet e Tiranës janë plot, turistë edhe nga Lindja e Mesme

Admin

Rritja e rasteve me coronavirus, 1,659 raste janë aktive

Admin

Vazhdojnë pritjet e gjata në pikat kufitare, tri orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

Admin

Arsyet se përse po shtyhet regjistrimi i popullsisë

Admin

Humb jetën nga coronavirus një zyrtar policor

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com