22 C
Los Angeles
November 28, 2021
DailyNews – MK
Shqipëri

“Sonte, një natë reflektimesh!”, Gjekmarkaj: Kongresi i 18 dhjetorit, mundësi që të mundim përçarjen dhe t’i japim një shans bashkimit

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka bërë sot një analizë të krizës brenda demokratëve si dhe debateve mes liderit, Lulzim Bashës dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Gjatë fjalës së tij sot në Kryesinë e PD-së, Gjekmarkaj tha se data 18 dhjetor, ditë e cila është caktuar nga Basha që të mbahet Kuvendi Kombëtar është mundësia që të mundet kjo përçarje mes demokratëve dhe t’i jepet një shans bashkimit.

FJALA E GJEKMARKAJT
Sonte është një natë reflektimesh ! Mbajta shenime kur folen koleget ! U tha ketu që kriza filloi se humbem zgjedhjet ! Nuk është keshtu ! Ne patem një kongres në korrik qe per mua mbetet një kujtim i shemtuar ! Duke filluar nga fjalimi i Zotit Basha dhe i te gjithve ju me rradhe! Fjalime propagande, te gjithe ju u iket problemeve qe trashegonim, qe e gjitha një fasade hipokrizie! A e dini pse? Sepse ju mendonit qe Bashe dhe Berisha janë bashke gjithmone dhe pate interesat tuaja ! Jua thashe disa miqve si folet kesisoj? Qeshnin! Ja thashe Flamurit para RTSH -” e shkaterrove armikun me ate fjalim” ! Qeshem te dy. Foli vetem Mark Marku, ju tha te verteta te renda. Heshtet. E mbeshteta vetem une me shkrime. Pas dates 9 Shtator ndryshoi gjithçka. Filluan problemet e statutit, filloi kriza. E nisi Sali Berisha per arsye personale. Mua nuk do me degjoni kurre duke share Sali Berishen konsideroj personalitet politik me shqisa unike por gjykim kam. Ai e di qe nuk e fiton betejen me SHBA dhe ka filluar betejen me Lulzim Bashen. Ndaj duke pare kete kontekst moral vendosa te marr ane dhe te mbeshtes zgjedhjen e Bashes. Degjova zonjen Vokshi të flase per dhune psikologjike ndaj drejtueseve lokale te lidhjes se gruas ! Nese kjo ndodh eshte turp shume turp! Por le ta themi nje gje -Dajaku ka qene instrument komunikimi i kesaj partie! Kjo parti ka rrahur themeluesit e vet, Neritan Ceken, Preç Zogajn, Arben Imamin, ka rrahur opoziten dhe ka manipuluar zgjedhjet, ka rrahur te persekutuarit ndaj duhet te ndahemi nga çdo forme dhune. Lulzim Basha nese eshte burre te kerkoje falje edhe per keto. U fol per emerimet e Kryesise. Per mua kjo eshte nje turp. Per çdo gjë duhet garë, për të gjithë, kuptimi eshte nje gje e shpifur. Tani te flasim per kongresin. Po ky kuvend eshte nje legjitimim i Foltores. Jam i sigurte qe nuk do behej kurre nese nuk do ishte ky presion dhe kjo krize. Ky kongres eshte legalizim i krizes dhe deshires suaj. Berisha e vendosi vete daten 11 nuk pyeti asnjeri. Pd mund te kete organe te keqia, kryetar me probleme , kryesi te paafte por ama keto kemi dhe keto po e legalizojne kongresin. Hajdrni te mblidhemi te gjithe ! Ta bejme ate te vertete! Ta rindertojme PD-ne. Mos te jete me nje parti e lidershipit por e te gjithe anetarve te jene aksioner ne te. Kjo parti tu kerkoje falje intelektualëve qe i zboi vit pas viti. Kjo parti ta perbuze me ne fund banalitetin dhe statusin e idiotit kaq prodhimtar ne PD. Duhet nje kongres i vertete ku te gjithe asetet e saj te jene aty.Albana mikja ime thote uaaa Basha fyeu Doktorin po Se degjon Doktorin se cfare thote per Bashen dhe tjeret! Sado qe e cmojme S Berishen , njeri si ne eshte dhe ai, njerez me gjak jemi dhe ne! Po miq jemi ne krize te rende madje. Kongresi i dates 18 eshte mundesia qe te mundim perçarjen dhe ti japim nje shans bashkimit. Ne rastin me te mire konflikt me SHBA eshte folklor ne rastin me te keq e dini vete.

Related posts

KLP: Këta janë emrat e kandidatëve që do të vazhdojnë garën për prokurorë në SPAK

admin

Mashtrimi financiar me Call Center, rrëfimi: Bindja gjermanët të investonin, fitoja njëmijë euro në muaj

admin

‘Open Balkan’ mbahet sot në Beograd, kryeministri Rama i bashkohet konferencës online

admin