12.3 C
Skopje, NM
17/10/2021
DailyNews.mk
Sport-al

Solskjaer flet për titullin

Menaxheri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka folur për garën e ekipeve angleze për titullin kampion.

Manchester United nëse fiton ndeshjen kundër Burnley, atëherë do të ngjitej në pozitën e parë si lider i Premierligës.

Por, Ole Gunnar Solskjaer, nuk pranon se ekipi i tij është njëri nga pretendentët kryesorë për titull, në fakt ai deklaroi se ekipi i tij është larg atij qëllimi.

“Ne nuk jemi as në gjysmë të sezonit dhe çdo ndeshje në Premierligë është një sfidë, ato janë të gjitha prova. Çdo ndeshje është ndryshe. Watfordi na dha një provë të madhe, Burnley është një sfidë tjetër, Liverpool është një tjetër, atëherë ju shkoni në Fulham që është përsëri një sfidë tjetër”, tha ai.

“Askush nuk do ta mbajë mend se si dukej tabela e kampionatit më 12 janar 2021. Ne jemi duke përjetuar një moment të mirë, por ka ende për tu bërë”, tha norvegjezi.

Ai foli edhe për ndeshjen kryesore të sezonit, atë ndaj Liverpool, ku shtoi se shpreson se disa nga lojtarët e lënduar të rikthehen në këtë lojë.

“Shpresoj qe do të jenë gati për Liverpoolin, patjetër, por nuk jam i sigurt nëse ata do të mund të rikthehen kundër Burnleyt. Do ta vlerësojmë në stërvitjen e së hënës dhe do të shohim çfarë do të ndodhë”, përfundoi Ole Gunnar Solskjaer.

Related posts

Marotta: Pogba ka sjellë përfitimin më të madh që ka parë ndonjëherë futbolli

Admin

Megjithatë, Deschamps do vazhdojë në krye të Francës

Admin

ZYRTARE: Nuno Espirito Santo emërohet menaxher i Tottenhamit

Admin

Henbollistja Donita Lajqi: Jam shumë e lumtur ta përfaqësoj Kosovën

Admin

Vazhdojnë me përgatitjet intensive para grave evropiane

Admin

Unitedi dhe Dortmundi kanë marrëveshje për Sanchon, pas ekzaminimeve mjekësore do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com