Sllovakia është duke testuar komplet popullësinë e saj për COVID-19.
Rreth 2.58 milionë banorë në Sllovaki u testuan në ditën e parë të testimit të koronavirusit në të gjithë vendin të shtunën, njoftoi agjencia sllovake e lajmeve TASR.
Nga ata që janë testuar, 25,850 ose afërsisht 1% kanë rezultuar pozitivë për virusin, sipas TASR.
Pasi pa një rritje të fundit të infeksioneve në të gjithë Sllovakinë, Kryeministri Igor Matovic njoftoi muajin e kaluar një plan për të testuar të gjithë banorët të moshës 10 vjeç e më lart për COVID-19.
Matoviç tha se “testimi do të jetë falas” për popullsinë prej 5.4 milionë.
Pesë mijë qendra testimi u ngritën për operacionin dhe deri në 20 mijë punonjës shëndetësorë janë përfshirë në testime.
Sllovakia hyri në një gjendje zyrtare të jashtëzakonshme më 1 tetor kur nivelet e saj të infeksionit filluan të rriteshin.
Sipas TASR, Kryeministri të dielën tha se mandati i maskës për të gjitha zonat publike dhe masa të tjera, përfshirë ndalimin e mbledhjeve masive, do të mbetet në vend edhe pasi të ketë përfunduar testimi masiv.