22.4 C
Los Angeles
November 30, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Sllaveski: Shqiptarët e kanë shansin ta dërgojnë BDI-në në opozitë, Despotovski: Të enjten është finalja e situatës aktuale

Shkup, 9 nëntor – Trajko Sllaveski nga VMRO-DPMNE, në emisionin “24 analiza” theksoi se më së miri do të ishte që kryeministri Zaev të depononte dorëheqjen një ditë pasi e paralajmëroi me çka qytetarët nuk do t’i përjetonin këto drama politike, transmeton Zhurnal.

Sipas tij, edhe shqiptarët tani e kanë shansin që ta rrëzojnë BDI-në nga pushteti.

“Shumica në letër me të cilën partitë opozitare sot e dorëzuan iniciativën për votim të mosbesimit të Qeverisë do të vërtetohet edhe të enjten. Me siguri, partitë opozitare shqiptare do ta konfirmojnë konkludimin e tyre, se tani e kanë shansin historik ta rrëzojnë BDI-në nga pushteti dhe kjo është shpresë për të prosperuar si parti. Kjo mund të ndodhë shumë shpejtë për ta”, thotë Sllaveski.

Nga ana tjetër Jovan Despotovski nga LSDM shprehet se nga e premtja do të kemi situatë të ndryshuar dhe tema nuk do të jetë më dorëheqja e Zaevit. Të enjten sipas tij, do të jetë finalja e gjithë kësaj situate prej të cilës ka dy skenare.

“Njëra është të kemi Qeveri me kapacitet të plotë politik dhe të menaxhojë me krizën dhe e dyta të dalim në fazë të jostabilitetit politik e cila edhe më tej do të reflektojë dhe do të komplikojë rrethanat lidhur me ekonominë dhe energjetikën. Lideri i VMRO-DPMNE-së nuk tha asnjë fjalë për planet, foli vetëm për të tijat. Të enjten do të kemi zgjidhje ose hyrje në një skenar tjetër të pasigurisë”, tha Despotovski.//Zhurnal.mk

Related posts

Regjistrohen 606 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

admin

Uniforma të reja për policinë e uniformuar dhe njësi të tjera të MPB-së

admin

Tragjedi në qendër të Shkupit, gjendet trupi i pa jetë i një të riu

admin