-1.2 C
Skopje, NM
26/10/2021
DailyNews.mk
Sport-al

Skuadra spanjolle papritmas hyn në garë për Sokratis

Skuadra nga La Liga, Real Betis ka hyrë në garë për të nënshkruar me mbrojtësin e Arsenal, Sokratis Papastathopulos.

Siç ishte raportuar më parë, Sokratis ishte gati të nënshkruante me Fenerbahce, por që preferenca e lojtarit ishte Genoa, ku ishte angazhuar fillimisht mbrojtësi grek në fillimet e karrierës nga 2008-2010. Si duket kjo mund të ndryshojë e tëra pasi që ekipi spanjoll, Real Betis, janë hedhur në lëvizje për të nënshkruar me 32 vjeçarin.

Trajneri i Real Betis, Manuel Pellegrini, si duket është një adhurues i ish-mbrojtësit të Borussia Dortmund dhe dëshiron ta ketë në skuadër.

Por, problemi kryesor thuhet të jetë paga e lartë e tij, Sokratis ka një pagë rreth 100 mijë euro në javë, dhe Betis nuk mund ta përballojë atë. Spanjollët shpresojnë që Sokratis të pranojë një ulje page në mënyrë për ta sjellur atë tek ekipi andaluzian.

Arsenal ka blerë mbrojtësin per 17 milionë euro dhe thuhet se ata janë të gatshëm të pranojnë oferta nëse ndonjëra kap shifrën prej 12 milionë euro.

Related posts

Marotta: Pogba ka sjellë përfitimin më të madh që ka parë ndonjëherë futbolli

Admin

Megjithatë, Deschamps do vazhdojë në krye të Francës

Admin

ZYRTARE: Nuno Espirito Santo emërohet menaxher i Tottenhamit

Admin

Henbollistja Donita Lajqi: Jam shumë e lumtur ta përfaqësoj Kosovën

Admin

Vazhdojnë me përgatitjet intensive para grave evropiane

Admin

Unitedi dhe Dortmundi kanë marrëveshje për Sanchon, pas ekzaminimeve mjekësore do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com