24 C
Los Angeles
November 27, 2021
DailyNews – MK
Shqipëri

Skema e pastrimit të 18 milionë eurove, SPAK kërkon arrest me burg për dy prej personave të përfshirë

Prokuroria e Posaçme Anti-korrupsion (SPAK) ka kërkuar është bënë sërish në veprim pas publikimit të detajeve të skemës së pastrimit të parave nga shtetas italianë të lidhur me organizatën mafioze “Cosa Nostra”.

Në skemën e raportuar, dy shtetasit italian Francesko Zummo dhe Fabio Petruzzella mësohet se janë ndihmuar nga shtetasit shqiptarë Artur Balla dhe Bledar Lilo.

Njëri prej të dyshuarve si i përfshirë është edhe biznesmeni Rezart Taçi i cili u shpall në kërkim pasi nuk ishte në Shqipëri dhe menjëherë pas publikimit të këtyre të dhënave, ai reagoi duke thënë se asgjë nuk ishte e vërtetë.

Ndërsa, Lilo dhe Balla pritet të dalin sot para gjykatës për masën e sigurisë.

Këta dy persona akuzohen se kryenin transaksione përmes një banke në Shqipëri. 

Related posts

Debatet/ Akuza e Bardhit: Firmat në Elbasan u mblodhën nga Aqif Rakipi e Suel Çela. Një 20-vjecar u mor peng. Përgjigjet Noka: Jap dorëheqja po që kështu, po përfshini Berishën me bandat

admin

Ndërtimi i Aeroportit të Vlorës, mbërrijnë materialet, priten me bori nga banorët

admin

Kongresmenë të SHBA, diskutime të rëndësishme me udhëheqësit shqiptarë

admin