15.8 C
Skopje, NM
27/10/2021
DailyNews.mk
Bota

Skandali i maskave në Gjermani

Nuk ka të ndalur skandali i shitjes së maskave në Gjermani. Partia në koalicion me kancelaren Merkel ka përjashtuar nga radhët e saj edhe një tjeter deputet.

Georg Nüßlein ashtu si kolegu i tij konservator Nikolaus Löbel u pasurua përmes sigurimit të maskave në krizën e koronavirusit.

Gjatë vitit të kaluar të dy deputetët gjermanë kanë marrë honorare në shuma 6 shifrore për ndërmjetësimin që kanë bërë për kontratat me prodhuesit dhe furnizuesit e maskave. Firma e Löbel ka marrë 250.000 euro honorar për ndërmjetësimin që ka bërë mes një furnizuesi maskash dhe dy sipërmarrjeve private, kurse në ndërmjetësimin që ka bërë Georg Nüslein, përmes një firme të tretë kanë mbërritur në firmën, ku ai është drejtor vetë, një shumë prej 650.000 eurosh.

Reagimet në Gjermani pas zbulimit të aferës janë shumë të ashpra. Prokuroria ka nisur hetimet për rastin si për deputetin Löbel edhe Nüßlei, të cilëve iu është hequr imuniteti. Opozita e ka kritikuar koalicionin qeveritar mes CDU dhe CSU që ka dëmtuar besimin në institucionet demokratike.

Afera e maskave e dëmton rëndë koalicionin aktual qeveritar në këtë vit zgjedhor. Afera e maskave dominon tani axhendën dhe po prodhon furtunë për CDU në një situatë të vështirë aktualisht.

Në Shtator zhvillohen zgjedhjet parlamentare në Gjermani, kurse gjatë vitit ka zgjedhje rajonale në disa lande. Parimisht deputetëve gjermanë ju lejohet të kenë punë dytësore. Mediat po i kërkojnë Bundestagut që të plotësojë rregulloret, për të sanksionuar forma të caktuara të lejueshme të lobimit. Grupet parlamentare duhet të vendosin rregulla të tilla të brendshme, me një mekanizëm sanksionimi disa shkallësh, nga paralajmërimi deri tek përjashtimi nga grupi parlamentar.

Related posts

Është zyrtare – largimi i kancelares Angela Merkel

Admin

Aksion i përbashkët europiano-amerikan: Arrestohen 150 persona, konfiskohen 31 milionë dollarë

Admin

Zgjidhja e problemit të kaosit në trafik, aeroportet italiane dhe ato franceze me infrastrukturë për taksitë fluturues

Admin

Gruaja e parë me ngjyrë në Bundestag – kush është Awet Tesfaiesus

Admin

Barbel Bas zgjidhet presidente e re e Bundestagut

Admin

Inteligjenca amerikane: Shteti Islamik mund ta sulmojë SHBA-në

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com