19.8 C
Skopje, NM
28/09/2021
DailyNews.mk
Maqedoni TOP LAJM

Skadoi afati për parashtrimin e kandidaturave për zgjedhjet lokale më 17 tetor

Shkup, 12 shtator – Mbrëmë në mesnatë skadoi afati deri kur partitë politike, koalicionet dhe kandidatët e pavarur së bashku me listat është dashur t’I paraqesin kandidaturat e tyre për zgjedhjet lokale më 17 tetor deri tek Komisionet komunale zgjedhore (KKZ). Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ) paralajmëroi se gjatë ditës do ta kumtojë numrin e saktë të listave të parashtruara të kandidatëve për zgjedhjet.

Pasi Komisionet Komunale Zgjedhore të konfirmojnë zyrtarisht të gjitha kandidaturat më së voni deri më 18 shtator, ato i dorëzojnë listat në KSHZ për një short për rendin e tyre, i cili duhet të mbahet më së voni deri më 23 shtator. Kandidatët për kryetarë bashkish dhe lista këshilltarësh të një partie ose koalicioni marrin të njëjtin numër rendor në të gjitha komunat. Pas shortit, listat e konfirmuara të kandidatëve do të publikohen në faqen e internetit të KSHZ -së dhe do të shpallen nga Këshillat zgjedhorë.

Përfaqësuesit e autorizuar të të gjitha partive politike, pra parashtruesit e listave për zgjedhjet lokale, do të nënshkruajnë Kodin për zgjedhje të drejta dhe demokratike në nivel qendror, më së voni deri më 23 shtator.

Me Kodin për zgjedhje korrekte dhe demokratike, që KSHZ-ja i miratoi në seancën e tij të Premten, pjesëmarrësit në procesin zgjedhor do të angazhohen që të respektojnë parimet e demokracisë dhe qeverisjes së mirë, në mënyrë që të forcojnë vlerat themelore të demokracisë dhe besimi ne sistemin zgjedhor .. Kodi i Zgjedhjeve të Drejta dhe Demokratike gjithashtu do të detyrojë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor që të respektojnë ligjet përkatëse për zgjedhjet dhe të mos bëjnë presion mbi votuesit, të përdorin gjuhë urrejtjeje ose të diskriminojnë në bazë të gjinisë.

Paralelisht me këtë, në KSHZ në vijim është trajnimi i instruktorëve për përdorimin e aparateve për marrjen e shejva enga gishtërinjtë që do të shfrytëzohen në zgjedhjet locale për identifikim biometric të votuesve. Për këtë qëllim gjatë ditës së sotme në vend duhet të arrijnë tre trajnues nga Gjermania, të cilët do ta zbatojnë trajnimin.

Fushata për zgjedhjet lokale më 17 tetor fillon më 27 shtator, ndërsa përfundon më 15 tetor në mesnatë. Zgjedhjet lokale do të mbahen me respektimin e masave për parandalimin e përhapjes së Kovid-19.

Related posts

Forum i sigurisë në Ohër: Qasje kolektive për përgjigje të suksesshme ndaj kërcënimeve të reja të sigurisë

Admin

Borrell për B.Perëndimor: Është në zemër të Evropës, kemi përgjegjësi për paqe

Admin

Regjistrohet tërmet në Maqedoni

Admin

Ziadin Sela: Pas zgjedhjeve lokale do të rrëzohet kjo qeveri!

Admin

Bexheti: Gasifikimi i Tetovës një projekt gjigant që do e realizojmë për qytetin tonë (VIDEO)

Admin

Zudi Koka: Po të mos ishte ASH, vota ime do të shkonte për Sermine Purrinin

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com