22.8 C
Skopje, NM
30/07/2021
DailyNews.mk
Shqipëri

Situata në spitalin COVID-1 Dhimitër Kraja: Aktualisht 5 pacientë të shtruarr

Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur sërish këtë të hënë, për të analizuar situatën epidemiologjike në vend. Mjeku Dhimitër Kraja, analizoi situatën në spitalin COVID-1. Ai tha se aktualisht në këtë spital po trajtohen 5 qytetarë, ndërsa shtoi se mosha e tyre është relativisht e madhe. Mjeku inkurajoi qytetarët që të vaksinohen, duke nënvizuar se vaksinat që ndodhen në Shqipëri janë efektive ndaj pandemisë.

“Gjendja në spitalin COVID-1, është shumë e qetë. Ka çdo orë 5 të sëmurë që janë pozitivë dhe 2 të sëmurë të tjerë që po ndiqen dhe që janë negativë, gjithsej janë 5 të sëmurë. Karakteristikë e këtyre të sëmurëve janë mosha relativisht e madhe mbi 65 vjeç e sipër. Asnjëri prej tyre nuk është i vaksinuar, me asnjë dozë të vaksinave.

Kjo situatë nuk është e rastësishme, përkon me atë periudhë që vjen pas një vaksinimi dhe pas kohës që jep efektet në mbrojtjen e organizmit. Përkon me fazën e post-vaksinimit, kjo është një shenjë e mirë, vaksinat në vend janë efikase, mbrojtëse, po funksionojnë shumë mirë. Asnjë prej të sëmurëve nuk e kanë kaluar më parë COVID-in.
Kjo nxjerr detyrën që një përkushtim në drejtim të rasteve që s’janë vaksinuar dhe janë të kujdesshëm. Janë fakte të forta, që vijnë nga qendra e COVID-it, që duhet t’i ketë parasysh këto ngjarje”, tha mjeku.

Related posts

Temperatura deri në 43 gradë; Ja kur pritet të largohet i nxehti Afrikan

Admin

Kurti kundër ‘Minishengenit’, Rama: S’mund të presim konsensusin e të gjithëve për t’u takuar! Kemi jetuar gjatë me kënaqësinë e vuajtjes së tjerëve, pa parë çfarë fitojmë ne

Admin

Batutat/ Vuçiç: Nuk e di si do përgjigjet Edi, por mbështes çdo fjalë që do thotë. Rama: Ai do që unë të them njohjen e Kosovës dhe…

Admin

Raporti i OSBE/ODIHR, Basha: Të ndëshkohen autorët e masakrës zgjedhore

Admin

Raporti i OSBE për zgjedhjet në Shqipëri, vjen reagimi i parë nga SHBA

Admin

Rama takohet me Zaev, ja axhenda e Forumit Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More