2.8 C
Skopje, NM
26/10/2021
DailyNews.mk
Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

Sindikata e Policisë kërkon që policia të vaksinohet në fazën e parë ose të dytë të imunizimit

Të punësuarit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Agjencinë e Sigurisë Kombëtare, Drejtorinë e Policisë Financiare dhe Agjencinë e Zbulimit të vaksinohen në fazën e parë ose më së voni në fazën e dytë të imunizimit të popullatës nga virusi Kovid-19, kërkoi sot Sindikata e Policisë së Maqedonisë përmes një letre me shkrim dërguar kryeministrit Zoran Zaev, ministrave Venko Filipçe dhe Oliver Spasovski dhe drejtorëve Eroll Musliu, Viktor Dimovski dhe Arafat Muaremi.

Kryetari i sindikatës, Marjan Kicev i cili, siç tha, në emër të 8.500 anëtarëve kërkon që të punësuarit në këto institucione të vaksinohen në fazën e parë ose të dytë të imunizimit për shkak të aktiviteteve të përditshme të këtyre të punësuarve në përballjen me virusin korona.

“Aktiviteti ynë në disa raste nga shumë institucione relevante vendore dhe ndërkombëtare ishte njohur dhe përshëndetur si shembull pozitiv në përballjen me pandeminë, duke i mbrojtur forcat e sigurisë të cilët janë të parët të prekur nga infeksioni me COVID-19, bashkë me punonjësit shëndetësorë. Për këtë shkak ne si Sindikatë i Policisë së Maqedonisë, kërkojmë pikërisht në këto momente, kur shteti e përgatit planin kombëtar për imunizim dhe furnizim zë vaksinave kundër Kovid-19 për të punësuarit në Agjencinë e Zbulimit, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Agjencinë për Siguri Kombëtare dhe Drejtorinë e Policisë Financiare, Qeveria t’i planifikojë në planin prioritet për vaksinim si persona të ekspozuar në rrezik më të lartë gjegjësisht imunizimi i tyre të planifikohet në fazën e parë ose më voni të dytën të imunizimit”, thuhet në kërkesën me shkrim të Sindikatës.

Sipas tyre, kjo kërkesë del për shkak të faktit se të punësuarit në shërbimet e sigurisë si të punësuar në një nga institucionet më me ndikim të cilët në periudhën e kaluar e kanë shfaqur sakrificën dhe përkushtimin e tyre në përballjen me pandeminë, duke e rrezikuar veten, por edhe familjet e tyre nga infeksioni me Kovid-19.

Related posts

Arsovska nuk pranon debat me Shilegovin: Më degradon dhe mi mohon cilësitë e mia

Admin

Arifi: Ne thirremi në punën tonë paraprakisht

Admin

Taravari merr mbështetje edhe nga partia turke në Gostivar

Admin

Maqedoni, do të vlejnë fletëvotimet që nuk do të kenë vulë

Admin

Seanca e 115 e Qeverisë, ja vendimet

Admin

Istrefi: Prioritet i parë do te jetë zgjidhja e kaosit urbanistik në Strugë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com