11.8 C
Skopje, NM
27/10/2021
DailyNews.mk
Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

Simovski: Kush e bojkoton regjistrimin, do të dëmtojë veten dhe shoqërinë

Kryetari i Entit Shtetëror të Statistikave, Apostoll Simovski ka komentuar zërat për bojkotim të procesit të regjistrimit, duke thënë se ajo do t’u bëjë dëm personalisht atyre që do të bojkotojnë dhe shtetit.

“Secili që do të përpiqet të bojkotojë, të mos marrë pjesë në regjistrim, i bën dëm vetes dhe të gjithë qytetarëve në shtet. Apeloj, të gjithë ta pranojnë regjistrimin, sepse ky është aktivitet i dobishëm dhe shoqëror. Kjo nuk është në interes të asnjë strukture politike në shtet, por është në interes të të gjithë qytetarëve. Të dhënat nga regjistrimi kanë një përdorim të gjerë dhe para se gjithash janë në drejtim të zhvillimit të shoqërisë, në të gjitha elementet nga ekonomia, arsimi, shëndetësia…”, tha Simovski në konferencë për media.

Ka sqaruar se gjatë regjistrimit, çdo e dhënë do të vërtetohet nëpërmjet disa bazave të të dhënave dhe apelon në besueshmëri të informacioneve që do t’u jepen regjistruesve. Ndërkaq, shtoi se do të kontrollohen të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të Ministrisë së Shëndetësisë, të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, të Drejtorisë së të Ardhurave Publike dhe bazat tjera të të dhënave.

Ka porositur, se Ligji për regjistrim duhet të zbatohet, ndërkaq ka refuzuar të komentojë paralajmërimet se do të ketë shtyrje të regjistrimit.

Related posts

Arsovska nuk pranon debat me Shilegovin: Më degradon dhe mi mohon cilësitë e mia

Admin

Arifi: Ne thirremi në punën tonë paraprakisht

Admin

Taravari merr mbështetje edhe nga partia turke në Gostivar

Admin

Maqedoni, do të vlejnë fletëvotimet që nuk do të kenë vulë

Admin

Seanca e 115 e Qeverisë, ja vendimet

Admin

Istrefi: Prioritet i parë do te jetë zgjidhja e kaosit urbanistik në Strugë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com