14.7 C
Los Angeles
May 23, 2022
DailyNews – MK
Kuzhina

Si t’i gatuani këto pitalka shumë të shijshme për iftar?

Pitalkat janë një nga karakteristikat kryesore të muajit të Ramazanit.

Më poshtë, do t’ua përcjellim recetën se si mund t’i gatuani shpejt e thjesht pitalkat më të shijshme se kudo tjetër.

Përbërësit:

1L ujë të vakët
1 Lugë kripë
1 lugë Maja
1.5 kg miell.

Udhëzimet:

Në një gotë ujë të vakët vendosni majën, një lugë të vogël sheqet dhe lerëni derisa maja të fermentohet, shkruan lajmi.net.

Më pas, në ujin e mbetur të vakët e vendosni kripën, shtoni majën e fermentuar, miellin, gradualisht derisa të bëhet një masë brumi që nuk ngjitet në duar (kur nuk ceket sasia e miellit, miell shtojmë duke përzier vazhdimisht me lugë derisa brumi të mos ngjitet për lugë, pra atëherë sasia e miellit është e mjaftueshme).

Brumi rrumbullaksohet, mbulohet dhe lihet në një vend të ngrohtë për 35-40 minuta, derisa të dyfishohet vëllimi. Pasi brumi të jetë dyfishuar, vendosni në tavolinë të përmiellur, ndajeni në toptha dhe vendosni në tavolinë anash mbi mbulesën.

Pasi të fryhen topthat e brumit, lyeni me të verdhe të verzës dhe shtoni fara susami.

Pjekni në 200 gradë për 20 minuta.

Related posts

Pite me ujë të gazuar: Shumë e butë dhe e shijshme!

admin

Patate të reja nga furra

admin

Dimri nuk shtyhet pa supa, provoni këtë recetë

admin