24 C
Los Angeles
November 27, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Shumica parlamentare, Xhaferi: Rezultati i fundit është akti i votimit

Shkup, 9 nëntor – Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në paraqitjen e tij të sotme  në ClickPlus tha se nuk merret me kalkulimet politike, dhe se rezultati i fundit i kësaj nisme është “akti i votimit” në seancën e mosbesimit ndaj Qeverisë në Kuvend.

“S’ka nevojë që unë të komentoj shumicën e proklamuar politike. Janë kalkulime politike. Rezultati i fundit është akti i votimit”, deklaroi Xhaferi.

Xhaferi tha se ka pasur informacione për mbledhjen e nënshkrimeve gjatë ditës së premte, por që sipas tij kjo paraqet veçori pozitive pasi në të kaluarën marrëveshjet politike janë bërë jashtë Kuvendit.

“Gjithsesi se kam pas informacione, dhe kam qenë në Parlament. Vinin informata që mblidhen nënshkrime. Veçori pozitive mund të thuhet që ka reflektuar spektri politik ,është se takimet e partive politike mbahen në Kuvend. Për këtë arsye është lejuar që të bëhen takime në Kuvend”, tha mes tjerash Xhaferi.

Related posts

“Pa emocione dhe pa eufori”! Ahmeti tregon se çfarë po bën BDI pas paralajmërimeve për shumicë të re

admin

Komuna e Gazi Babës do të dhurojë mjete financiare për familjet e të pësuarve në aksidentin e autobusit

admin

MSH: 46% e qytetarëve të imunizuar me dy doza vaksinash

admin