5.8 C
Skopje, NM
22/10/2021
DailyNews.mk
Përzgjedhjе nga redaktori Rajoni

Shtyhet varrimi i ish-ministrit grek, shtohen dyshimet për vrasjen e Sifi Valyrakis

Vdekja e ish-ministrit grek, Sifi Valyrakis është kthyer në kryefjalë në shtetin fqinj. Familja ka vendosur të shtyjë varrimin e Valyrakis. Ceremonia mortore pritej të mbahej ditën e sotme në varrezat e Papagos.

Ndërkohë në dritë kanë dalë detaje të reja për vdekjen e Valyrakis pas letrës së gruas së tij, Mina Papatheodorou-Valyrakis drejtuar Ministrit të Transportit, Giannis Plakiotakis.

Sipas protothema.gr, kanë qënë disa pasagjerë të një anije tjetër që kanë ngacmuar ish-ministrin e PASOK-ut kur ai ishte me varkën e tij duke peshkuar.

Peshkatarët, mendohet se janë ‘zemëruar’ kur kanë parë ish-ministrin që po i afrohej zonës së tyre. Sipas informacioneve, peshkatarët u përleshën me ish-ministrin gjë që solli në vrasjen e tij. Policia ende është duke hetuar të gjithë ngjarjen e plotë për të gjetur autorët.

Ish-ministri grek u gjet i vdekur në det pak ditë më parë, milje larg varkës së tij, pasi ishte zhdukur prej disa orësh.

Related posts

Zjarret në Shqipëri, situata mbetet kritike në Dukat

Admin

Hotelet e Tiranës janë plot, turistë edhe nga Lindja e Mesme

Admin

Rritja e rasteve me coronavirus, 1,659 raste janë aktive

Admin

Vazhdojnë pritjet e gjata në pikat kufitare, tri orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

Admin

Arsyet se përse po shtyhet regjistrimi i popullsisë

Admin

Humb jetën nga coronavirus një zyrtar policor

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com